Monday, July 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump, më ndihmo të shoh finalen — kampionin e botës me Spanjën i ndalojnë të hyjë në SHBA

timoni.al by timoni.al
July 18, 2026
in AKTUALITET
0
Trump, më ndihmo të shoh finalen — kampionin e botës me Spanjën i ndalojnë të hyjë në SHBA
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kampioni i botës me Spanjën, Joan Capdevila, bëri një apel publik në rrjetet sociale pasi iu refuzua leja për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Capdevila njoftoi se aplikimi i tij për ESTA-n është refuzuar dhe kërkoi ndihmë për të zgjidhur problemin, duke i drejtuar një mesazh edhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Në postimin në platformën X, ish-mbrojtësi i “La Roja” shprehu dëshirën që të ishte në stadium së bashku me ish-shokët e skuadrës së vitit 2010 dhe me familjen e tij për të mbështetur kombëtaren në finalen e madhe. Ai tha se i është refuzuar hyrja në SHBA, çka do të thotë humbjen e një momenti të veçantë me fëmijët e tij, që e duan shumë futbollin, dhe kërkoi nga dikush që të dijë se si mund të zgjidhet kjo ta ndihmojë.

Capdevila ishte pjesë e skuadrës spanjolle që fitoi Kupën e Botës në 2010 dhe shpresonte të ndante finalesinë e këtij viti me ish-shokët e skuadrës. Apeli i tij publik vjen ndërsa raste të ngjashme me probleme dokumentacioni për hyrjen në SHBA janë shënuar edhe nga të tjerë.

Sipas një analize të BBC World Service, tifozët nga më shumë se një e katërtë e vendeve pjesëmarrëse në Botëror janë përballur me ndalime udhëtimi, rregulla më të rrepta për hyrjen ose me norma të larta refuzimi të vizave, duke treguar se çështjet e dokumentacionit dhe hyrjes në SHBA kanë prekur një numër të konsiderueshëm të udhëtarëve që dëshironin të merrnin pjesë në ngjarje. Lajmi është raportuar nga Top Channel.

Previous Post

Korça rikthehet si kryeqendra e muzikës frymore, nis Festivali Ndërkombëtar i Bandave

Next Post

Atentati i organizuar ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë; dyshohet se autorët u larguan me skaf

Next Post
Atentati i organizuar ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë; dyshohet se autorët u larguan me skaf

Atentati i organizuar ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë; dyshohet se autorët u larguan me skaf

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al