Saturday, May 9, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump: Italia nuk na ndihmoi, Spanja ishte e tmerrshme; paralajmëron tërheqjen e trupave, tensione me aleatë për Iran

timoni.al by timoni.al
April 30, 2026
in AKTUALITET
0
Trump: Italia nuk na ndihmoi, Spanja ishte e tmerrshme; paralajmëron tërheqjen e trupave, tensione me aleatë për Iran
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në disa vende evropiane, një vendim që vjen ndërsa tensionet me aleatët rriten lidhur me qëndrimin e Uashingtonit ndaj Iranit. Nga Zyra Ovale, Trump tha se Italia dhe Spanja nuk kanë treguar mbështetjen e duhur dhe nuk përjashtoi vendosjen e një strategjie për të zvogëluar praninë ushtarake në territoret e tyre. “Ndoshta do ta bëj. Pse të mos e bëj? Italia nuk ne ka ndihmuar fare. Spanja ka qenë e tmerrshme,” u shpreh ai, duke bërë të qartë displejimin e tij ndaj këtyre aleatëve.

Presidenti përmendi gjithashtu se po shqyrton një reduktim të pranisë ushtarake në Gjermani, një vend tjetër kyç të cilit po i kushtohet vëmendje në kontekstin e rivlerësimit të përgjithshëm të forcave amerikane në kontinent. Komentet dhe sinjalet nga administrata amerikane theksojnë një moment të rivlerësimit të bashkëpunimit ushtarak dhe politik në Evropë, ndërsa SHBA-të rishikojnë pozicionin e tyre dhe bazat e vendosura gjatë dekadave të fundit.

Kjo retorikë dhe kërcënim me reduktime të trupave përforcojnë përplasjet mes Uashingtonit dhe disa aleatësh evropianë, duke reflektuar mosmarrëveshje në lidhje me politikat e jashtme dhe masat e sigurisë, veçanërisht në raport me Iranin. Nga ana tjetër, kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur kritika ndaj qasjes së Uashingtonit ndaj situatës që lidhet me Iranin, duke deklaruar më herët se SHBA-të janë “të poshtëruara”. Megjithatë, Merz theksoi se marrëdhëniet me Trump mbeten të mira, një koment që nënvizon kompleksitetin e marrëdhënieve bilaterale në këtë periudhë.

Zhvillimet e fundit vijnë në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet transatlantike; diferencat mbi politikën e jashtme dhe sigurinë po thellohen dhe po shkaktojnë reflektime rreth roleve dhe përkushtimeve ushtarake të SHBA-së në Evropë. Top Channel.

Previous Post

Ka dashur ta ruajë — A i mbijeton Spiropali përjashtimit? Vangjeli në Top Story: Gota e kristaltë u thye

Next Post

Europa Conference League: Nottingham fiton derbin anglez; Braga mund Freiburg; Rayo e Balliut mund Strasburgun

Next Post
Europa Conference League: Nottingham fiton derbin anglez; Braga mund Freiburg; Rayo e Balliut mund Strasburgun

Europa Conference League: Nottingham fiton derbin anglez; Braga mund Freiburg; Rayo e Balliut mund Strasburgun

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al