Saturday, November 21, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump: Irani kërkon ujdi që nuk i pranoj dot; Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!

timoni.al by timoni.al
November 21, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Trump: Irani kërkon ujdi që nuk i pranoj dot; Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe njoftoi masa kufizuese për kompanitë amerikane të teknologjisë, duke cilësuar si historik samitin trepalësh të Shenzhenit. Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pas kthimit nga Asia, ai tha se Teherani kërkon një marrëveshje me Uashingtonin, por se kushtet e propozuara nga Irani janë të papranueshme. “Ne duam të arrijmë një marrëveshje të vërtetë, jo një marrëveshje sa për sy e faqe. Regjimi Iranian i ka mashtruar njerëzit për 51 vjet. Irani nuk do të lejohet kurrë te ketë armë bërthamore, absolutisht kurrë,” deklaroi Trump.

Duke raportuar për takimin me Vladimir Putin dhe Xi Jinpingun, presidenti tha se mes tre fuqive bërthamore u diskutua shmangia e një konflikti nuklear. Ai pohoi se Rusia dhe Kina ranë dakord se një luftë bërthamore nuk duhet të ndodhë, por pranoi se reduktimi i arsenaleve mbetet jashtëzakonisht i vështirë. Për luftën në Ukrainë, Trump tha se Putin ka shprehur dëshirë për t’i dhënë fund konfliktit përmes diplomacisë, por theksoi se armiqësia e thellë mes Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt e ndërlikon arritjen e paqes. “Putini do të donte shumë t’i jepte fund luftës. Por kemi dy njerëz që nuk dinë sesi ta mbyllin këtë konflikt. Ne po përpiqemi t’i ndihmojmë. Kemi dy njerëz që e urrejnë njëri-tjetrin, Zelenskyn dhe Putinin, që duan ta përpunojnë këtë luftë, por kanë mbetur të bllokuar në të,” tha presidenti.

Trump shmangu krahasimet e samitit me Konferencën e Jaltës të vitit 1945 dhe theksoi se marrëdhëniet e tij personale me udhëheqësit rus dhe kinez mund t’i ndihmojnë kapërcimin e mosmarrëveshjeve. Një deklaratë e fortë ishte për industrinë e inteligjencës artificiale: ai njoftoi se nuk do të lejojë kompanitë amerikane të ndërtojnë qendra të dhënash jashtë SHBA, duke kërcënuar me taksa shumë të larta ata që do ta bëjnë këtë. Ai gjithashtu mbështeti mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në drejtimin e Nvidia-s pas skandalit që çoi në dorëheqjen e tij, duke thënë se sipërmarrësit e talentuar meritojnë një mundësi të dytë.

Previous Post

Studimi i ri: Kanabisi lidhet me probleme mendore, veçanërisht te gratë dhe të rinjtë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al