Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trump i vë kusht Evropës: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj

Editor by Editor
February 15, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Trump i vë kusht Evropës: Blini armë nga ne ose kujdesuni vetë për sigurinë tuaj
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump i ka bërë thirrje aleatëve nëBritaninë e Madhe dhe Evropë që të blejnë armë dhe pajisje ushtarake amerikane për të ruajtur aleancën e NATO-s, kanë deklaruar zyrtarë evropianë të njohur me këtë çështje. Sipas burimeve kërkesa është dërguar disa herë nga zyrtarët amerikanë tek kolegët e tyre evropianë gjatë javëve të fundit, duke përfshirë takimet mes aleatëve të NATO-s që janë mbajtur në kontinentin evropian këtë javë. 

Ekipi i Trumpit gjithashtu ka sugjeruar se dëshiron që Evropa të blejë më shumë energji amerikane gjatë bisedimeve për bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Disa burime thanë gjithashtu se është nënkuptuar se presidenti mund të lehtësojë kërkesën e tij që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë 5 për qind të buxhetit të tyre për mbrojtje nëse Evropa rrit interoperabilitetin me ushtrinë amerikane dhe investon më shumë në kompanitë amerikane.

“Presidenti Trump dhe administrata e re u ka kërkuar aleatëve tanë të NATO-s të marrin pjesën e tyre të barrës dhe të plotësojnë angazhimet e tyre për shpenzime për mbrojtje. Arritja që aleatët tanë të përmbushin këto angazhime e forcon NATO-n”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Brian Hughes.

Ky zhvillim është shembulli më i fundit i marrëdhënieve transaksionale të Trumpit me aleatët e SHBA, që largohet nga roli tradicional i SHBA si partner i padiskutueshëm i sigurisë transatlantike.

Vetëm disa orë para se Trumpi të trondiste liderët evropianë me njoftimin se kishte rënë dakord me presidentin rus, Vladimir Putin për të filluar negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth u tha aleatëve të NATO-s se SHBA nuk janë më “garantuesi kryesor i sigurisë në Evropë”.

Trump ka kohë që kërkon që Evropa të shpenzojë më shumë për mbrojtje, dhe paralajmërimet për NATO-n që të mos mbështetet në SHBA janë bërë një temë e shpeshtë gjatë administratës së parë.

Në javët e fundit, zyrtarët amerikanë kanë sinjalizuar se duan një interoperabilitet më të ngushtë mes ushtrive amerikane, britanike dhe atyre evropiane në lidhje me sistemet e raketave, municionet, inteligjencën artificiale dhe luftën kibernetike, sipas personave të njohur me këto diskutime.

Previous Post

Dokumentet/ Erion Veliaj i dha qindra miliona lekë Ardit Gjebreas, prezantuesi e mbrojti publikisht!

Next Post

Bllokadat kundër Vuçiç vijojnë pa ndalim, studentët serbë do të bllokojnë një prej qyteteve kryesore për 15 orë

Next Post
Bllokadat kundër Vuçiç vijojnë pa ndalim, studentët serbë do të bllokojnë një prej qyteteve kryesore për 15 orë

Bllokadat kundër Vuçiç vijojnë pa ndalim, studentët serbë do të bllokojnë një prej qyteteve kryesore për 15 orë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al