Sunday, May 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

TRONDITET AZHBR/ Ardita Kuçi shkarkon besnikun e saj Altin Caco, akuzohet për korrupsion miliona euro me fondet e fermerëve

Editor by Editor
April 28, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
TRONDITET AZHBR/ Ardita Kuçi shkarkon besnikun e saj Altin Caco, akuzohet për korrupsion miliona euro me fondet e fermerëve
0
SHARES
576
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nën presionin e denoncimeve të shumta për afera korruptive që po dalin në dritë ditë pas dite, drejtuesja e AZHBR-së, Ardita Kuçi, pretendohet se ka larguar nga detyra një nga njerëzit e saj më të afërt dhe më të besuar, Altin Cacon.

Burime pranë institucionit bëjnë me dije se Altin Caco mbante postin e drejtorit të pranimit të aplikimeve dhe kishte rreth 8 vite që ushtronte funksione në këtë institucion. Largimi i tij, sipas të njëjtave burime, ka ardhur pas shtimit të denoncimeve publike nga fermerë të ndryshëm.

Sipas burimeve, një nga episodet që ka alarmuar drejtuesit lidhet me takimin që deputeti dhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, ka zhvilluar në Sarandë me fermerë të zonës. Në këtë takim, fermerët pretendohet se kanë deklaruar hapur se edhe për subvencionet që përfitojnë për bletarinë, u kërkohej ryshfet prej 50 mijë lekësh të vjetra.

Po ashtu, burimet pretendojnë se në skemën e aplikimeve me fondet e vogla, nga rreth 60 mijë aplikantë, merreshin nga 20 mijë lekë të vjetra për çdo person, shumë e cila sipas pretendimeve shkonte tek Ardita Kuçi. Nëse kjo llogaritet në total, shifra arrin në rreth 1.2 milion euro në vit.

Më tej, burime të ndryshme pretendojnë se për grantet e mëdha kërkoheshin përqindje edhe më të larta, që varionin nga 20 deri në 30 për qind të vlerës së përfitimit.

Fermerët po reagojnë gjithnjë e më shumë ndaj asaj që e konsiderojnë si grabitje të djersës dhe mundit të tyre. Fondet që duhej të shkonin për zhvillimin e bujqësisë dhe mbështetjen e prodhimit, sipas tyre, përfundonin në xhepat e zyrtarëve.

Edhe pse largimi i Altin Cacos shihet si një përpjekje për të ulur presionin publik, burimet theksojnë se koka e vërtetë e skemës mbetet Ardita Kuçi, e cila pretendohet se kontrollon çdo hallkë të sistemit.

Portali Timoni.al deklaron se do të vijojë publikimin e denoncimeve dhe fakteve të reja që lidhen me këtë skandal.

Previous Post

Trajtim çnjerëzor, sikur të ishte terrorist / Seanca gjyqësore e Ilir Metës, Berisha: Ish-Presidenti të lirohet

Next Post

Hapni provat, hapni kafazin, hapni kamerat — tri kërkesat e Erion Veliajt; avokati Ndreca: absurdi vijoi me pranimin e…

Next Post
Hapni provat, hapni kafazin, hapni kamerat — tri kërkesat e Erion Veliajt; avokati Ndreca: absurdi vijoi me pranimin e…

Hapni provat, hapni kafazin, hapni kamerat — tri kërkesat e Erion Veliajt; avokati Ndreca: absurdi vijoi me pranimin e…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al