Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit”, Berisha nxjerr videon: Në bar kafenë e një vëzhguesi të PS në Elbasan u gjetën fletë dhe lista votimi

Editor by Editor
May 22, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit”, Berisha nxjerr videon: Në bar kafenë e një vëzhguesi të PS në Elbasan u gjetën fletë dhe lista votimi
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu. Berisha ka publikuar një video, e cila sipas tij tregon se fenomeni i njohur si “treni bullgar” është aplikuar gjerësisht në Shqipëri.

Ai tha se pamjet e videos së mëposhtme, ku shihet fletë dhe lista votimi janë filmuar në bar kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, i cili sipas tij është vëzhgues besnik i Partisë Socialiste. 

Berisha: ‘Treni bullgar’, që u aplikua gjerësisht në Shqipëri, mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty. Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi mori mbrëmë se në fshatin Pekisht, në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS, ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro.

Siç keni parë ju, në rastin e Kasharit, në rastin tek Astiri dhe në raste të tjera, ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zyrat e ‘trenit bullgar’ nga patronazhistët, kjo pra ishte një praktikë shumë e përhapur. Sot në mëngjes herë, zoti Himçi shkoi vetë në bar-kafenë e Dervish Beqirit, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor që do paraqesim tani para jush.

Këto që shihni ju janë fletët e votimit, listat e votimit të gjetura, që kishin kaluar prej disa netësh dhe flinin në bar-kafenë e Dervish Beqirit. Dervish Beqiri është vëzhgues i PS, bashkia Peqin, KZAZ me numër 45, qendrat e votimit 2292-2293. Tani e shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh. Kjo është tavolina e krimit elektoral. Këto janë listat. Janë 117 fletë listash votimi me vula, siç e shihni. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.

Previous Post

ENIGMA/ Dënohen Zarka dhe avokati Çela, por asnjë informacion për gjyqtarët dhe prokurorët që u korruptuan nga treshja e “Champions League”

Next Post

Ambasada e SHBA në Tiranë: Zyra e DEA-s është aktive në Shqipëri, kushdo që ka informacion për trafikun e drogës ose pastrimin e parave ta denoncojë

Next Post
Tetë vite nga Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë, reforma po jep rezultate

Ambasada e SHBA në Tiranë: Zyra e DEA-s është aktive në Shqipëri, kushdo që ka informacion për trafikun e drogës ose pastrimin e parave ta denoncojë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al