Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tregtonte naftë kontrabandë, në pranga 54-vjeçari nga Korça, Policia zbulon mashtrimin e “biznesit” familjar

Editor by Editor
November 11, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Tregtonte naftë kontrabandë, në pranga 54-vjeçari nga Korça, Policia zbulon mashtrimin e “biznesit” familjar
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Korçës ka zbuluar skemën e mashtrimit të një 54-vjeçari nga Korça, i cili tregtonte naftë kontrabandë.

Për pasojë 54-vjeçari me iniciale Dh. F është arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. Ndërsa motra e tij, E.Ç, 48 vjeç është proceduar penalisht, pasi në banesën e saj policia gjeti 300 litra naftë të kontrabanduar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases E. Ç., u gjetën pajisje për prodhimin dhe përpunimin e brumit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e prodhimit dhe përpunimit të brumit, pa dokumentacion dhe pa licencën përkatëse.

Uniformat blu bëjnë me dije se 54-vjeçari kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia e Veriut, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin.

Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., dhe më pas e shiste te persona të tjerë.

Njoftimi i policisë

Korçë/Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Siblings”.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit, për goditjen e veprimtarive të paligjshme të kontrabandës së mallrave, tregtimit të tyre, fshehjes së të ardhurave dhe prodhimit të kundërligjshëm të artikujve ushqimorë.

Kontrabandoi në mënyrë të vazhdueshme, sasi të konsiderueshme nafte, me qëllim tregtimin e saj, vihet në pranga 54-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe motra e tij, pasi mbante në banesë sasi të naftës së dyshuar të kontrabanduar dhe ushtronte aktivitetin e përpunimit të brumit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohet një sasi nafte e dyshuar e kontrabanduar, që u gjet në banesën e kësaj shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, pas hetimit 1-mujor, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit, finalizuan operacionin e koduar “Siblings”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dh. F., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Ç., 48 vjeçe, banuese në Korçë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Dh. F. kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin. Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., dhe më pas e shiste te persona të tjerë. Gjatë periudhës hetimore, në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur një sasi prej 300 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases E. Ç., u gjetën pajisje për prodhimin dhe përpunimin e brumit. Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e prodhimit dhe përpunimit të brumit, pa dokumentacion dhe pa licencën përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

E rëndë! Plagoset me thikë Kryetari i bashkisë Divjakë

Next Post

Plagosja e Fredi Kokoneshit dhe shoferit të tij, u qëlluan me thikë në mes të Divjakës nga ish-specialisti i Bashkisë

Next Post
Plagosja e Fredi Kokoneshit dhe shoferit të tij, u qëlluan me thikë në mes të Divjakës nga ish-specialisti i Bashkisë

Plagosja e Fredi Kokoneshit dhe shoferit të tij, u qëlluan me thikë në mes të Divjakës nga ish-specialisti i Bashkisë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al