Thursday, August 6, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tre persona arrestohen për shitje të kokainës dhe kanabisit në plazhet e Himarës

timoni.al by timoni.al
August 6, 2026
in AKTUALITET
0
Tre persona arrestohen për shitje të kokainës dhe kanabisit në plazhet e Himarës
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se shpërndanin doza kokaine dhe kanabisi në zonat turistike të Livadhit, Llamanit dhe ambiente të tjera në qytetin bregdetar. Operacioni antidrogë me emërtimin “Area” u ekzekutua në dy faza nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si pjesë e masave për rritjen e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.

Faza e parë e operacionit, e quanë “Area 01”, çoi në arrestimin në flagrancë të shtetasve V. K., 17 vjeç, banues në Himarë, dhe D. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën ku 40-vjeçari qëndronte përkohësisht në zonën e Llamanit, policia gjeti dhe sekuestroi sasi të dyshuara kokaine dhe kanabisi të ndara në 60 doza të gatshme për shitje. Sipas njoftimit të policisë, këto lëndë narkotike ishin përgatitur për t’u shpërndarë në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, si dhe në lokalet e plazhit në këto zona.

Faza e dytë e operacionit, “Area 02”, përfshiu arrestimin e shtetasit R. L., 24 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ai lëvizte dhe të banesës ku qëndronte përkohësisht në Himarë, u gjetën dhe u sekuestruan sasi kanabisi të ndara në 31 doza, të përgatitura për shitje, si dhe një peshore elektronike. Në total, gjatë të dy fazave të operacionit u sekuestruan 91 doza lëndë narkotike, një peshore elektronike, një automjet dhe një celular.

Policia bën të ditur se dy prej personave të arrestuar dyshohet se kishin marrë banesa të përkohshme në Himarë me qëllim ushtrimin e kësaj veprimtarie kriminale gjatë sezonit turistik. Kontrollet në zonën bregdetare vijojnë, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (Top Channel)

Previous Post

Video/ Trump kap vogëlushin para se të bjerë nga skena, ironizon Biden: S’dua që të bëhet si ai

Next Post

Asllani nis aventurë të re: ylli shqiptar kalon te klubi i njohur gjerman për 30 milionë euro

Next Post
Ylli shqiptar lë Dortmundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

Asllani nis aventurë të re: ylli shqiptar kalon te klubi i njohur gjerman për 30 milionë euro

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al