Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Transportonte me furgon vazo me fidanë kanabisi, në pranga 24-vjeçari dhe 3 bashkëpunëtorët e tij në Shkodër

Editor by Editor
May 10, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Shkodrës, pasi është kapur duke transportuar me furgon, rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë kanabisi, me qëllim kultivimin.

Gjithashtu, DVP Shkodër, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën në flagrancë dhe arrestuan dhe vëllain e 24-vjeçarit si dhe bashkëpunëtorët 21 vjeç dhe 30 vjeç, vëllezër.

Njoftimi i Policisë:

Vijon me intensitet plani operacional policor, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ngarkesa”.

Transportonte me furgon, rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, me qëllim kultivimin, arrestohet në flagrancë, në aksin rrugor “Hani i Hotit-Shkodër”, 24-vjeçari.

Në pranga dhe 3 bashkëpunëtorët e 24-vjeçarit, të cilët monitoronin rrugën ku kalonte furgoni.

Asgjësohen kubikët dhe vazot me fidanë, si dhe sekuestrohen 2 automjetet tipe “Mercedes Benz” dhe 4 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit 24 vjeç dhe 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe shtetasit 21 vjeç dhe 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.

Në furgonin që drejtonte 24-vjeçari u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, të cilat po transportoheshin me qëllim kultivimin. 3 shtetasit e tjerë u kapën në flagrancë, teksa monitoronin me automjet, aksin rrugor ku kalonte furgoni, për të shmangur shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

‘Kishte armiq në Shqipëri’ Roan Brahimi ishte kthyer nga Emiratet e Bashkuara

Next Post

Dita e Drejtësisë/ Wisner: Ka pengesa, duhet të ketë më shumë vetting! SHBA mbështet reformat në përputhje me kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit!

Next Post
Dita e Drejtësisë/ Wisner: Ka pengesa, duhet të ketë më shumë vetting! SHBA mbështet reformat në përputhje me kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit!

Dita e Drejtësisë/ Wisner: Ka pengesa, duhet të ketë më shumë vetting! SHBA mbështet reformat në përputhje me kushtetutën dhe pavarësinë e gjyqësorit!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al