Thursday, September 25, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Transporti publik me Google Maps, çorientues

Editor by Editor
July 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Transporti publik me Google Maps, çorientues
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Edhe pse të dhënat për transportin publik dhe ndërqytetas janë tashmë të disponueshme në Google Maps, përsëri nuk ndihmojnë shumë në orientim drejt destinacioneve të kërkuara, pasi rrugët dhe linjat urbane që aplikacioni sugjeron nuk janë të qarta as për vendasit.

Linjat e autobusëve në Tiranë shënohen me një shkronjë dhe një numër, jo me emrin e plotë të linjës dhe oraret nuk janë të sakta. Gjithashtu, mungon infrastruktura bazë në stacionet e autobusëve, duke e bërë të vështirë orientimin dhe identifikimin e ndalesave.

Destinacionet nuk janë të përcaktuara qartë në aplikacion, për shembull, Mali i Dajtit figuron gabimisht si i vendosur në sheshin “Skënderbej”. Një shembull tjetër është rruga nga Qendra e Tiranës drejt Dajti Ekspres. Ky udhëtim zgjat rreth 50 minuta, 36 minuta me urban dhe më pas 14 minuta në këmbë, por aplikacioni sugjeron tri linja të ndryshme autobusi: 11, 15A dhe 15B.

Këto linja përkatësisht janë Linza, Kinostudio dhe Porcelani, por në aplikacion nuk ka asnjë shenjë dalluese që të ndihmojë përdoruesin të kuptojë cilës linjë i përket secili numër, pasi autobusët në terren shënohen vetëm me emrat e linjave, jo me numrat përkatës.

Turistët eksplorojnë taksitë

Turistët që vizitojnë Tiranën shpesh përballen me vështirësi serioze në përdorimin e transportit publik, për shkak të mungesës së informacionit të saktë dhe të aksesueshëm në gjuhë të huaja.

Deri në janar 2025, harta e transportit publik nuk ishte e hedhur në Google Map, duke bërë që shumë turistë të orientoheshin drejt makinave me qira, ose taksive, çka nxiti zhvillimin e shpejtë të tyre.

Edhe sot, shumë prej linjave kryesore të autobusëve nuk kanë orare të qarta në platforma si Google Maps, apo në stacionet e transportit, dhe shumica e informacionit nuk është i disponueshëm në anglisht. Kjo krijon konfuzion dhe stres, sidomos për ata që duan të udhëtojnë nga qendra e qytetit drejt aeroporteve ose terminaleve të autobusëve ndërqytetës.

“Zakonisht kur udhëtoj mendoj se taksia është zgjidhja më e mirë. Ndryshe nga autobusët, taksitë janë të shpejta, të sigurta dhe të lehta për t’u përdorur, sidomos kur nuk ke kohë për të humbur duke pritur ose duke kërkuar orare.

Deri më tani për të bërë udhëtime të gjata dhe jashtë qendrës kam përdorur taksi si për të ardhur nga Aeroporti, si dhe për të shkuar në terminalin e autobusëve, për të dalë jashtë qytetit”, thotë Mak, turist nga Holanda.

Ana vizitoi Tiranën për herë të parë këtë vit. Ajo planifikoi të zbulonte qytetin me transportin publik, por përballë mungesave dhe vonesave të autobusëve, përfundoi duke përdorur taksinë në shumicën e udhëtimeve.

“Fillimisht mendova se taksia do të më kushtonte shumë, por në fakt nuk ishte dhe aq shtrenjtë sa prisja. Paguaja direkt në aplikacion dhe ishte shumë më e lehtë sesa mendoja. Transporti publik? Nuk e marr më kurrë! Doja të shkoja në Dajt, por autobusi më çoi në anën tjetër të qytetit dhe humba shumë kohë dhe nerva”.

Por përdoruesit më të mëdhenj të taksive janë vendasit, në rastin e aplikacionit Patoko, 90% e konsumatorëve janë vendas dhe 10% të huajt.

Në vitin 2025, përdorimi i aplikacionit Patoko nga turistët të huaj është rritur me 90%, duke shtuar nevojën që shërbimet të jenë të aksesueshme edhe në gjuhë të huaj dhe me sisteme ndërkombëtare pagese.

“Synojmë të ofrojmë një përvojë sa më të ngjashme me atë që vizitorët janë mësuar në vendet e tyre”, – shprehet Arbër Kadia, drejtor administrativ i Patoko.

Rritje të kërkesës nga të huajt kanë parë edhe operatorët në treg. Sipas Arbër Kurtaj, drejtor dhe administrator i kompanisë së taksive Green Taxi, gjatë sezonit turistik, rritja është më e lartë.

“Sidomos gjatë sezonit turistik, kemi  rritje të ndjeshme të klientëve të huaj. Për të menaxhuar më mirë këtë kërkesë, kemi trajnuar shoferët për të komunikuar në gjuhë të huaja bazë dhe dua të theksoj se operatorët tanë shërbejnë 24/7 duke pritur telefonata dhe rezervime”./ Monitor

Previous Post

Rrjedhja e të dhënave në Britani nxit zhvendosjen e afganëve dhe frikën për sigurinë e tyre

Next Post

“Paralajmërim apo përfundim i armëpushimit”, La Repubblica: Vendoset bombë në shtëpinë e bosit të mafias shqiptare Elvis Demçe! Listë e gjatë me armiq

Next Post
“Paralajmërim apo përfundim i armëpushimit”, La Repubblica: Vendoset bombë në shtëpinë e bosit të mafias shqiptare Elvis Demçe! Listë e gjatë me armiq

"Paralajmërim apo përfundim i armëpushimit", La Repubblica: Vendoset bombë në shtëpinë e bosit të mafias shqiptare Elvis Demçe! Listë e gjatë me armiq

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Njihej si individ pa probleme/ Trupi i 51-vjeçarit i gjetur i vrarë dërgohet në morg për ekzaminim mjeko-ligjor.

Njihej si individ pa probleme/ Trupi i 51-vjeçarit i gjetur i vrarë dërgohet në morg për ekzaminim mjeko-ligjor.

September 25, 2025
Parashikimi i motit: Kushtet atmosferike pritet të jenë të paqëndrueshme, temperaturat do të arrijnë në këtë nivele.

Parashikimi i motit: Kushtet atmosferike pritet të jenë të paqëndrueshme, temperaturat do të arrijnë në këtë nivele.

September 25, 2025
"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

KRYESORE

Njihej si individ pa probleme/ Trupi i 51-vjeçarit i gjetur i vrarë dërgohet në morg për ekzaminim mjeko-ligjor.

by timoni.al
September 25, 2025
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, më saktësisht në lagjen nr. 12, ku një person është gjetur...

Read moreDetails
Parashikimi i motit: Kushtet atmosferike pritet të jenë të paqëndrueshme, temperaturat do të arrijnë në këtë nivele.

Parashikimi i motit: Kushtet atmosferike pritet të jenë të paqëndrueshme, temperaturat do të arrijnë në këtë nivele.

September 25, 2025
"Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve": Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

“Orban më kërkon formacionin para ndeshjeve”: Historia e trajnerit të Hungarisë Marco Rossi – Pata qëllim biznesi, por…

September 24, 2025
“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

“Opozita e preferonte Veliajn si kryetar të Bashkisë” / Gazetari Dudushi në ‘Top Story’: Kjo situatë favorizon kryebashkiakun.

September 24, 2025
Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

Kryefjala: Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, gazetarja thotë se Rama priste dorëheqjen e tij.

September 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Njihej si individ pa probleme/ Trupi i 51-vjeçarit i gjetur i vrarë dërgohet në morg për ekzaminim mjeko-ligjor.

Njihej si individ pa probleme/ Trupi i 51-vjeçarit i gjetur i vrarë dërgohet në morg për ekzaminim mjeko-ligjor.

September 25, 2025
Parashikimi i motit: Kushtet atmosferike pritet të jenë të paqëndrueshme, temperaturat do të arrijnë në këtë nivele.

Parashikimi i motit: Kushtet atmosferike pritet të jenë të paqëndrueshme, temperaturat do të arrijnë në këtë nivele.

September 25, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al