Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Transparenca dhe integriteti në lobim — Komisioneri Dervishi: Publiku duhet të dijë kush ndikon

timoni.al by timoni.al
September 15, 2026
in AKTUALITET
0
Transparenca dhe integriteti në lobim — Komisioneri Dervishi: Publiku duhet të dijë kush ndikon
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi takimin “Transparenca dhe Integriteti në Veprimtarinë e Lobimit”, i fokusuar te kuadri i ri ligjor për lobimin në Shqipëri dhe paketë projektaktesh nënligjore për zbatimin praktik. Takimin e përshëndetën Komisioneri Besnik Dervishi, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë Giulia Re dhe Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri Siri Walt. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile.

Komisioneri Dervishi vuri theksin te rritja e transparencës në mënyrën se si interesa dhe aktorë ndërveprojnë me vendimmarrjen publike. Ai tha se qëllimi është t’i japë dritë këtij mjedisi dhe të institucionalizohet marrëdhënia me lobimin: “Kur përmendet fjala Lobim, shpesh krijohet përshtypja se biseda kryhet në korridor të errët, mundësisht edhe me perde të rënda e të mbyllura. Kuadri i ri ligjor, por edhe objektivi ynë, është t’i japë dritë këtij mjedisi dhe të kemi një marrëdhënie të institucionalizuar.” Dervishi theksoi se në demokraci është normale që vendimmarrësit të dëgjojnë ekspertizën dhe interesat e grupeve, por problem është kur ndikimi mbetet i padukshëm ose perceptohet si privilegj i pak aktorësh: “Në një sistem demokratik, interesat trokasin në derën e vendimmarrjes. Por, publiku duhet ta dijë kush trokiti, për kë dhe për çfarë”.

Ligji nr. 12/2026 “Për Lobimin në Republikën e Shqipërisë” i ka ngarkuar Zyrën e Komisionerit me mbikëqyrjen e kuadrit të ri dhe kompetencën për hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore. Komisioneri e konsideroi këtë përgjegjësi si sfidë institucionale dhe rregullatore, duke shtuar se Shqipëria duhet të mësojë nga përvojat ndërkombëtare, por të ndërtojë mekanizma të përshtatura me realitetin vendas. Ai përmendi lidhjen mes së drejtës së informimit dhe transparencës së lobimit: “E drejta e informimit i mundëson publikut të njohë vendimet dhe dokumentet, ndërsa transparenca e veprimtarisë së lobimit bën të dukshme rrugën e ndikimeve që u paraprin vendimeve.”

Në takim u prezantua paketa me tetë projektakte nënligjore, e përgatitur me ekspertizën e Këshillit të Evropës dhe financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Aktet përcaktojnë funksionimin dhe administrimin e Regjistrit të Lobimit, procedurat e regjistrimit, deklarimin e veprimtarisë, identifikimin dhe menaxhimin e konfliktit të interesit, verifikimin dhe përditësimin e të dhënave, administrimin e dokumentacionit dhe standardet e sjelljes. Paneli diskutues përfshiu përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, Këshillit të Evropës dhe Lëvizjes Europiane në Shqipëri. Aktiviteti vijoi me diskutim të hapur, ku pjesëmarrësit paraqitën pyetje, komente dhe rekomandime mbi paketën dhe funksionimin e sistemit të ri. Kontributi i institucioneve, ekspertëve, shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe aktorëve të tjerë u konsiderua kyç për ndërtimin e mekanizmit të zbatueshëm dhe transparent në praktikë.

Previous Post

Kryeministri Rama viziton në Napoli Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit L’Orientale

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Kërkesa e Ilir Metës rrëzohet, ish-presidenti mbetet në burg

Next Post
LAJMI I FUNDIT/ Kërkesa e Ilir Metës rrëzohet, ish-presidenti mbetet në burg

LAJMI I FUNDIT/ Kërkesa e Ilir Metës rrëzohet, ish-presidenti mbetet në burg

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al