Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tragjedia në Himarë/ Prokuroria dërgon për gjykim 9 persona. Ngre akuzën e vrasjes për efektivin Arjan Tase

Editor by Editor
July 11, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Tragjedia në Himarë/ Prokuroria dërgon për gjykim 9 persona. Ngre akuzën e vrasjes për efektivin Arjan Tase
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Vlorës ka përfunduar hetimet për ngjarjen tragjike në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Joanda Avdiaj pasi u godit nga skafi, teksa notonte në plazhin e Potamit. Sipas prokurorisë, nën hetim për këtë ngjarje janë nëntë persona, të cilët akuzohen si persona përgjegjës për krimin e rëndë.

Prokuroria thotë se nga hetimet ka rezultuar se efektivi i Policisë Arjan Tase, i cili përplasi vogëlushen, po drejtonte skafin pranë zonës ku nuk lejohej lundrimi i mjeteve të ujit. Efektivi Tase akuzohet për veprën penale” vrasje me dashje”.

Vogëlushja kishte ardhur për pushime në atdhe bashkë me familjen nga Anglia, por për fat të keq, ajo u përplas për vdekje. Për tetë personat e tjerë, të cilët janë punonjës të policisë kufitare dhe të bashkisë Himarë është ngritur akuza e “shpërdorimit të detyrës”.

Kjo ngjarje tragjike u dënua ashpër edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili paralajmëroi pastrimin e “drunjve të shtrembër” nga radhët e Policisë.

“Se kam harruar akoma ngjarjen tragjike të Himarës. Sot kur vala e madhe e reagimeve mbi plagën e sapo hapur është fashitur, por edhe pse jemi këtu në ministrinë e brendshme, kam dëshirë të ndaj një reflektim me publikun dhe me ju që jeni gjithë skuadra drejtuese e ministrisë dhe policisë. Dhimbja për një jetë aq të re, rrëmbyer egërsisht më ka gërryer me ditë e me netë, edhe tani që i lexoj këto rreshta, kam një ndjenjë revolte sepse shkelësi që u kthye në vrasës nuk ishte një pushues I zakonshëm por një punonjës policie, që duhet të jetë shembull I respektit për ligjin. Ky fakt e bëri tragjedinë jo thjesht të dhimbshme, por edhe revoltuese për shkak të profilit të autorit”, shprehej Rama për ngjarjen tragjike.

Previous Post

SKANDALI/ “Wizz Air” vazhdon talljen me shqiptarët: Ka ndryshuar 3 herë orarin!

Next Post

DOSJA/ Të gjithë manovrat dhe shkeljet e Ahmetajt për favorizuar inceneratorët

Next Post
DOSJA/ Të gjithë manovrat dhe shkeljet e Ahmetajt për favorizuar inceneratorët

DOSJA/ Të gjithë manovrat dhe shkeljet e Ahmetajt për favorizuar inceneratorët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al