Monday, July 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Tragjedi në Kili: Makina përplas treg të hapur, 6 të vdekur dhe 7 të plagosur

timoni.al by timoni.al
July 13, 2026
in LAJME
0
Tragjedi në Kili: Makina përplas treg të hapur, 6 të vdekur dhe 7 të plagosur
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një pjesëtar i Marinës Kiliane, i cili ndodhej jashtë shërbimit dhe po drejtonte automjetin e tij privat, u përplas me shpejtësi në një treg të hapur në qytetin bregdetar Viña del Mar, duke shkaktuar një tragjedi. Ngjarja ndodhi të dielën, më 12 korrik. Marina e Kilit konfirmoi aksidentin përmes një njoftimi zyrtar, pa dhënë një bilanc të saktë të viktimave; megjithatë, sipas mediave lokale, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një automjet të bardhë që futet me shpejtësi të madhe në zonën e tregut, duke goditur njerëzit dhe tezgat. Video të tjera dokumentojnë momentin kur shoferi shoqërohet me nxitim drejt një automjeti policie, ndërsa qytetarë të revoltuar e ndjekin duke bërtitur. Autoritetet kanë mbledhur dëshmi nga vendi i ngjarjes dhe po i shfrytëzojnë këto materiale gjatë hetimeve.

Shefi i Policisë së Viña del Mar, koloneli Jorge Guaita, deklaroi se drejtuesi i mjetit pretendon se nuk mban mend asgjë nga ngjarja dhe se hetimet janë ende në vijim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Sipas dëshmive të mbledhura nga autoritetet, automjeti po lëvizte në korsinë e duhur, por me shpejtësi shumë të lartë. Pasi hipi në trotuar, makina kreu një rrotullim të fortë dhe u ndal vetëm pasi u përplas me një stacion autobusi, çka sipas policisë shmangu një tragjedi edhe më të madhe.

Për ngjarjen reagoi edhe presidenti i Kilit, José Antonio Kast, i cili në një mesazh në rrjetin social X shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe mbështetjen për të plagosurit. “Tragjedia në Viña del Mar ka zhytur të gjithë vendin në zi. Institucionet shtetërore po punojnë për të ndihmuar të prekurit dhe për të zbardhur me transparencë të plotë përgjegjësitë për këtë ngjarje të dhimbshme”, shkroi presidenti.

Autoritetet lokale dhe institucionet shtetërore vazhdojnë puna për ndihmën ndaj të prekurve dhe për zbardhjen e rrethanave që çuan në aksident, ndërsa hetimet po zhvillohen për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkakun konkret të përplasjes.

Previous Post

Aksident me vdekje në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, 75-vjeçarja vdes pasi u përplas nga një automjet

Next Post

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite raportet vjetore të institucioneve kryesore

Next Post
PD bojkoton seancën, PS merr 72 vota për ndryshimet në ligjin e SHISH

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite raportet vjetore të institucioneve kryesore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al