Monday, October 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trafiku në Tiranë: KLSH raporton se gjysma e kamerave dhe disa semaforë ishin jashtë funksionit

timoni.al by timoni.al
October 26, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Trafiku në Tiranë: KLSH raporton se gjysma e kamerave dhe disa semaforë ishin jashtë funksionit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për qarkullimin rrugor në Bashkinë e Tiranës, për periudhën 2023–2025 dhe i publikuar më 26 tetor, evidenton probleme të rënda në sistemin e menaxhimit të qarkullimit që ekzistonin edhe përpara dëmtimeve të shkaktuara gjatë protestave të fundit. Auditimi gjen se më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje: nga 71 kamera të instaluara për monitorimin e trafikut, 40 (56.3%) nuk transmetonin gjatë verifikimit të KLSH-së më 1 korrik 2026. Për 11 prej këtyre kamerave ndërprerja e transmetimit kishte zgjatur nga dy deri në shtatë vjet, ndërsa 14 të tjera ishin jashtë funksionit për periudha nga një deri në shtatë muaj. Sistemi i kamerave ishte vendosur me një kontratë të vitit 2021, me vlerë rreth 59.9 milionë lekë.

Auditimi vëren gjithashtu se platforma qendrore për shfaqjen e njëkohshme të pamjeve nuk funksiononte, duke bërë që operatorët të monitoronin çdo kamerë individualisht në kompjuter. Po ashtu, 10 semaforë nuk ishin integruar në sistemin qendror. Raporti përmend mangësi në transportin publik, vonesa në projektet infrastrukturore dhe probleme në monitorimin e shërbimeve urbane.

Në lidhje me financimin e transportit publik, raporti dokumenton një rritje të shpenzimeve të programit nga 325 milionë lekë në 2023 në 1.53 miliardë lekë në 2025. Megjithatë, pjesa dërrmuese e këtyre fondeve është përdorur për subvencione dhe rimbursime, përfshirë abonimet e studentëve dhe pensionistëve. Investimet përbënin 13% të shpenzimeve të programit në 2023 dhe 30% në 2024, por realizimi i tyre rezultoi zero. Në vitin 2025, investimet zinin vetëm 4% të shpenzimeve dhe u realizuan rreth 2%.

KLSH konstaton se gjatë tre viteve nuk arriti të realizohet as niveli i investimeve të planifikuara për vitin 2023. Raporti paralajmëron se struktura e shpenzimeve, e orientuar kryesisht drejt subvencioneve, së bashku me realizimin e ulët të investimeve, krijon rrezik për mungesë ndikimi në përmirësimin e qarkullimit rrugor dhe cilësisë së shërbimit.

Previous Post

Vrasja e 49-vjeçares, Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme dhe miraton rezolutën për mbrojtjen e grave

Next Post

Në Spanjë arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro

Next Post
Në Spanjë arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro

Në Spanjë arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al