Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Trafiku ndërkombëtar i drogës: SPAK arreston drejtuesin e grupit kriminal, tre episode me mbi 2.4 ton të sekuestruara

timoni.al by timoni.al
July 7, 2026
in Lajmi Fundit
0
Trafiku ndërkombëtar i drogës: SPAK arreston drejtuesin e grupit kriminal, tre episode me mbi 2.4 ton të sekuestruara
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK njofton arrestimin e shtetasit Emiljan Burba, i dyshuar si një nga drejtuesit e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Hetimi, i regjistruar në janar 2024, është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet europiane të drejtësisë, Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë Kriminale, si dhe me mbështetjen e Eurojust dhe Europol.

Sipas hetimeve, grupi organizonte trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një pjesë e provave është siguruar përmes analizës së komunikimeve në platformën Sky ECC, të administruara nga autoritetet franceze në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Dosja hetimore dokumenton tre raste kryesore të trafikut ndërkombëtar: më 3 nëntor 2020 autoritetet e Malit të Zi sekuestruan 1,722 kilogramë marijuanë, të transportuar nga Shqipëria për në Gjermani; më 26 janar 2021 autoritetet turke bllokuan 236 kilogramë marijuanë, të nisura nga Shqipëria drejt Turqisë; dhe më 23 nëntor 2020 autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen, ngarkesë që kishte mbërritur nga Ekuadori.

Nga këqyrja dhe analiza e të dhënave janë identifikuar fillimisht 14 persona nën hetim, për të cilët janë caktuar masa sigurie personale, pasi dyshohen për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike: I. S. (alias X.), E. Sh., R. Rr., B. S (alias X), A. N (alias L. S.), H. S (alias X, alias L.), V. B., P. Rr., G. Rr., A. A. (alias Ç.), A. Gj. (alias I.), A. Q., J. Ç. dhe M. B.

Hetimet më tej çuan në identifikimin e Emiljan Burba si person me rol drejtues, veçanërisht në organizimin e trafikut drejt Turqisë. Me vendim të Gjykatës së Posaçme datë 3 korrik 2026 ndaj tij u caktua masa “arrest në burg”, e ekzekutuar më 6 korrik nga strukturat e Policisë së Shtetit. Burba akuzohet për “Trafikim i lëndëve narkotike” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”. SPAK njofton se hetimet vijojnë për identifikimin dhe dokumentimin e rolit të personave të tjerë të dyshuar në këtë rrjet ndërkombëtar.

Previous Post

Oliver Kahn ironizon për Balogun: Do të doja heqjen e kartonit të Ballackut në 2002

Next Post

Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja — Rama shpërndan profilet e komentuesve; së shpejti edhe provat

Next Post
Në mbylljen e negociatave me BE, Rama: Teknologjia e re na sjell bekim, përfitojmë më shumë për pronat

Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja — Rama shpërndan profilet e komentuesve; së shpejti edhe provat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al