Thursday, September 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Trafik droge, kërcënime dhe kultivim narkotikësh: tre të ekstraduar dhe një i arrestuar

timoni.al by timoni.al
September 24, 2026
in Lajmi Fundit
0
Arrestohet në Dibër polici 32-vjeçar që ndihmoi një të arrestuar të mos ekstradohej drejt Gjermanisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Interpol Tirana njofton se katër persona janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuza që përfshijnë trafikun e narkotikëve, pjesëmarrjen në organizatë kriminale, kanosje dhe kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i katër fazave të operacionit të koduar “The Wanted”. Në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë janë finalizuar tre ekstradime, ndërsa një person është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. Të kërkuarit janë lokalizuar në Itali, Zvicër dhe Spanjë, dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhra dhe vendime arresti për vepra të ndryshme penale.

Shtetasi H. N., 38 vjeç, u ekstradua nga Italia. GJKKO, me vendimin e datës 30.04.2025, i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprat “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Hetimet dyshojnë se H. N. ka qenë pjesëtar i një grupi që ka trafikuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës dhe ka investuar të ardhura të fituara nga kjo veprimtari.

Shtetasi M. K., alias M. M., 28 vjeç, u ekstradua nga Zvicra. Gjykata e Beratit, me vendimin e datës 17.03.2025, i kishte caktuar masën “Arrest në burg” për veprën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim. 28-vjeçari dyshohet se në vitin 2024 në Berat, së bashku me dy persona të tjerë, ka dhunuar dhe kanosur disa herë shtetasin P. Z. për dhënien e një shume parash.

Shtetasi A. B. u ekstradua në Spanjë pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, më datë 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti për të për veprat “Organizata kriminale” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ai akuzohet se ka qenë pjesëtar i një organizate kriminale që gjatë viteve 2019–2020 ka kultivuar dhe trafikuar Cannabis sativa në Spanjë.

Në Itali u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë shtetasi E. Z., 40 vjeç, lindur në Vlorë, i dënuar në vitin 2018 nga Gjykata e Vlorës me 3 vjet burg për “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2015 në banesën e tij u gjetën bimë narkotike. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për finalizimin e procedurës së ekstradimit, që E. Z. të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, 2 vjet burgim.

Previous Post

Përshkallëzohet protesta pranë Kuvendit, ka përplasje mes policisë dhe protestuesve dhe tentohet çarja e kordonit

Next Post

U përplas nga një makinë, aktori i njohur pëson dëmtim traumatik të trurit; ende nuk mund të eci

Next Post
U përplas nga një makinë, aktori i njohur pëson dëmtim traumatik të trurit; ende nuk mund të eci

U përplas nga një makinë, aktori i njohur pëson dëmtim traumatik të trurit; ende nuk mund të eci

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al