Monday, September 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Top Channel hap sezonin e ri: Pas 25 vitesh, ndryshojmë për të mbetur zgjedhja e parë e shqiptarëve

timoni.al by timoni.al
September 5, 2026
in KRYESORE
0
Top Channel hap sezonin e ri: Pas 25 vitesh, ndryshojmë për të mbetur zgjedhja e parë e shqiptarëve
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sezoni i ri i Top Channel nis më 7 shtator me një programacion të përditësuar që synon t’u përgjigjet kërkesave të publikut. Rëndësi u jepet emisioneve të përditshme, spektakleve familjare, lajmeve me saktësi e besueshmëri, personazheve të rinj në ekran, historive njerëzore dhe debateve që nxisin diskutim. Ky sezon shënon hapjen e një kapitulli të ri pas 25 vjetësh historie të kanalit.

Drejtuesja Ekzekutive e Përmbajtjes dhe Programeve, Sara Hoxha, shpjegon se ndryshimet i dikton koha dhe janë të domosdoshme për të ruajtur marrëdhënien me audiencën. “Kemi 25 vite histori dhe jemi shumë krenarë për këtë. Por nuk mendoj se historia mjafton. Nuk mund t’i themi publikut: Na zgjidhni, sepse na keni zgjedhur. Duhet t’i japim çdo ditë një arsye të re për të na zgjedhur,” citon ajo, duke theksuar se çdo iniciativë e re dhe çdo fytyrë e re që bashkohet bëhen për qëllimin që Top-i të vazhdojë të ecë përpara dhe të mos humbasë atë që e ka bërë Top-in TOP.

Ndërtimi i këtij kapitulli të ri, thotë Hoxha, nuk bëhet duke parë pas, por në një proces evolucioni që përparon me ritmin e shoqërisë. “Pas 25 vitesh kjo është ndoshta sfida më e madhe, të guxojmë, të ndryshojmë, por të mbetemi gjithmonë zgjedhja e parë e shqiptarëve. Jo vetëm se ne e meritojmë, por e duam këtë vend, e duam televizionin, e vlerësojmë publikun tonë kaq besnik,” shprehet ajo.

Top Channel argumenton se ndryshimet në Shqipëri, zhvillimet politike dhe transformimet në mënyrën e informimit dhe argëtimit kërkojnë një sezon që i jep publikut atë që dëshiron nga media që ka qenë pjesë e jetës së tyre për një çerek shekulli. Stafi synon të ndjekë cikle suksesi, që mbyllen për t’i hapur vendin sfidave të reja, me qëllim garantimin e një të ardhmeje pranë shqiptarëve dhe të qëndrojë gjithmonë ndër të parët.

Previous Post

Live Inter-Napoli: Spektakël në San Siro, tre gola në 6 minuta; Lautaro rihap sfidën (Video)

Next Post

Kuvendi rikthehet në betejë për hartën territoriale; PD paralajmëron ankesë në Kushtetuese dhe referendume

Next Post
Sot seancë plenare dhe protestë përpara Kuvendit; PD mblidhet për të vendosur rikthimin në parlament

Kuvendi rikthehet në betejë për hartën territoriale; PD paralajmëron ankesë në Kushtetuese dhe referendume

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al