Tirana është përgatitur për nisjen e sezonit në Kategorinë Superiore dhe do të përballet në ndeshjen e parë me kampionët në fuqi, Egnatian. Bardheblutë vijnë pas një sezoni të vështirë, kur rrezikuan rënien nga kategoria, dhe pritet të ndeshen me një kundërshtar të fortë që mbetet favorit pas asaj që kanë treguar së fundmi në kompeticionet europiane.
Trajneri Dean Klafuric, në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes, bëri të qarta objektivat e skuadrës për sezonin e ri. Ai tha se ekipi ka punuar gjatë përgatitjet dhe se synimi kryesor është të garojë për vendet që çojnë në Europë. Klafuric theksoi nevojën për realism, duke iu referuar vështirësive të sezonit të shkuar dhe situatës aktuale, por theksoi se prioriteti i parë mbetet sigurimi i një vendi në kompeticionet europiane dhe më pas, nëse shfaqet mundësia, të synohen edhe trofe të tjerë.
Trajneri shfaqi kënaqësinë për përbërjen e skuadrës, duke përmendur lojtarët e ardhur dhe të rinjtë që janë integruar në klub. Ai vlerësoi atmosferën brenda ekipit si shumë të mirë, me një përzierje midis përvojës dhe potencialit të të rinjve, element që sipas tij favorizon një ambient pozitiv për punën e stafit dhe zhvillimin e skuadrës.
Në përgatitjen për ndeshjen ndaj Egnatian, Klafuric shprehu respekt për kundërshtarin, duke vënë në dukje performancat e tyre të fundit dhe faktin që kanë luajtur mirë në Evropë. Ai pranoi se Egnatian janë në formë, ndërsa Tirana nuk është ende në formën optimale të garës. Trajneri gjithashtu përmendi se ndeshjet europiane kanë sjellë lodhje fizike dhe emocionale për Egnatian, duke theksuar se kjo sjell avantazhe dhe disavantazhe, por kalendarin nuk mund ta ndryshojnë dhe duhet ta pranojnë situatën.
Ai përfundoi me një referim ndaj një shprehjeje të Johan Cruyff, duke rikujtuar fjalinë: “Më jep klubin më të mirë në fillim, se më vonë do të jetë…. Ai ka qenë një person historik në futboll dhe më kujtohet”.

