Friday, July 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Tirana bëhet qendra e dialogut ndërfetar europian, liderë fetarë nga 7 vende japin mesazhe të forta për paqen

timoni.al by timoni.al
July 24, 2026
in KRYESORE, POLITIKE
0
Tirana bëhet qendra e dialogut ndërfetar europian, liderë fetarë nga 7 vende japin mesazhe të forta për paqen
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësues të këshillave ndërfetarë, komuniteteve fetare, institucioneve publike, botës akademike dhe shoqërisë civile nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Finlanda, Gjermania, Greqia, Italia dhe Spanja u mblodhën në Tiranë për Forumet Europian Ndërfetar dhe Dialogun Rajonal Shumëpalësh “Shared Sacred Flourishing – Lulëzimi i Përbashkët Shpirtëror”. Forumi u zhvillua në Sallën e Muzeut të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe u organizua nga Religions for Peace International, Religions for Peace Europe dhe European National Interreligious Bodies, në bashkëpunim me Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë – Religions for Peace Albania, komunitetet fetare dhe partnerë vendorë.

Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërfetar dhe kthimi i dialogut në veprime konkrete për paqen, dinjitetin njerëzor, drejtësinë sociale dhe kujdesin për mjedisin. Në hapje folën zyrtarë dhe liderë fetarë, përfshirë Deepika Singh (Religions for Peace International), Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe Kryegjysh Botëror i Bektashinjve), H. Bujar Spahiu (Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë), Fortlumturia e Tij Joani (Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë), Mons. Gjergj Meta (President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë), Pastor Erion Sylari (Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë), Klodjan Bulku (Kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet) dhe Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja (President i Religions for Peace Europe).

Folësit evidentuan vlerat e përbashkëta të paqes, drejtësisë, mëshirës dhe dinjitetit njerëzor, duke theksuar se dialogu ndërfetar duhet të shoqërohet me veprime konkrete: investim te të rinjtë, drejtësi sociale, mbrojtje e mjedisit dhe projekte të përbashkëta që shërbejnë pa dallim feje apo kombësie. U përmend edhe ruajtja e trashëgimisë shqiptare të bashkëjetesës ndërfetare dhe përgjegjësia për ta përcjellë atë brezave të ardhshëm. Liderët apeluan që komunitetet fetare të angazhohen në jetën publike kundër urrejtjes, dhunës dhe diskriminimit, dhe për përfshirjen aktive të grave dhe të rinjve si udhëheqës dhe vendimmarrës.

Forumi është pjesë e programit rajonal pesëditor “Shared Sacred Flourishing Regional Forum and Training of Trainers – Europe”, që përfshin trajnime, dialog shumëpalësh, vizita në komunitete fetare dhe institucione, dhe vizita studimore në Tiranë, Krujë, Shkodër e Durrës. Në përfundim pjesëmarrësit pritet të hartojnë plane kombëtare për konsultime, përfshirje të grave dhe të rinjve, angazhim institucional dhe zbatim të nismave konkrete në nivelet lokale, kombëtare dhe europiane.

Previous Post

Zjarri në Voskopojë u fik plotësisht; reshjet e shiut ndihmuan në shuarjen e flakëve

Next Post

Ish-fejuari e mor peng pasi vrau babain dhe plagosi nënën e saj; 24-vjeçarja dëshmon në polici, nëna kritike

Next Post
Ish-fejuari e mor peng pasi vrau babain dhe plagosi nënën e saj; 24-vjeçarja dëshmon në polici, nëna kritike

Ish-fejuari e mor peng pasi vrau babain dhe plagosi nënën e saj; 24-vjeçarja dëshmon në polici, nëna kritike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al