Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tifozët marrin në qafë ekipet, Disiplina masa të rënda për Tiranën dhe Partizanin

Editor by Editor
May 19, 2023
in AKTUALITET, Sport, Vendi
0
Tifozët marrin në qafë ekipet, Disiplina masa të rënda për Tiranën dhe Partizanin
0
SHARES
75
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer me masat ndaj Tiranës dhe Partizanit pas ngjarjeve në derbin e fundit që u luajt këtë të mërkurë në ”Air Albania”.

Hedhje sendesh në fushë nga tifozët, por edhe parulla homofobike, kanë qenë objektivi i gjobave të majme që kanë marrë të dy klubet. Ndërkohë, është dënuar edhe Tefik Osmani, pasi drejtuesi i Tiranës është cilësuar fajtor për provokim të publikut.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 19.05.2023:

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës dhe shfaqjen e banderolave homofobike, në bazë të nenit 5 të statutit të FSHF dhe neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i KF Tirana, Tofik Osmani, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Ndërkaq, është dhënë vendimi edhe për humbjen në tavolinë të Besëlidhjes për sfidën ku nuk u paraqit ndaj Korabit, duke homologuar kështu fitoren e dibranëve dhe pozicionimin e tyre në zonën play-off të Kategorisë së Parë.

Previous Post

I nxori fotot me ish-të fejuarën, Luizi i jep përgjigjen epike Meridianit

Next Post

Vrau policin dhe djalin e tij 8 vjeç në Fier, kërkohet ekstradimi nga Kanadaja për Ëngjëllin

Next Post
Vrau policin dhe djalin e tij 8 vjeç në Fier, kërkohet ekstradimi nga Kanadaja për Ëngjëllin

Vrau policin dhe djalin e tij 8 vjeç në Fier, kërkohet ekstradimi nga Kanadaja për Ëngjëllin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al