Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Ti je Klevi?”- SPAK zbardh edhe atentatin ndaj dy vëllezërve Baho, njëri prej tyre u vra dhe tjetri u plagos! Si ndodhi krimi 5 vite më parë

Editor by Editor
July 31, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Ti je Klevi?”- SPAK zbardh edhe atentatin ndaj dy vëllezërve Baho, njëri prej tyre u vra dhe tjetri u plagos! Si ndodhi krimi 5 vite më parë
0
SHARES
147
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër vrasje e bujshme është zbardhur nga megaoperacioni i SPAK që është zhvilluar në disa qytete, por me fokus në Elbasan. Bëhet fjalë për atentatin ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo (Aldo) Baho, ngjarje e ndodhur më 1 korrik 2019 në fshatin Papër.

Në këtë atentat mbeti i vrarë Klevi Baho, ndërsa u plagos vëllai, Aldo, ky i fundit ka qenë shënjestra e atentatorëve.

Në atë kohë Klevi Baho, kishte vetëm një muaj që kishte dalë nga burgu në Belgjikë, pasi ishte dënuar për akuzën e vjedhjes.

Si ndodhi vrasja ne korrik 2019

Klevi Baho ka qenë duke shkuar në shtëpi pas qëndrimit në një lokal të zonës. Në momentin që ka qenë duke ecur, shumë pranë një pike karburanti, atij i ka dalë përpara një person duke iu drejtuar me fjalët: “Ti je Klevi?” 22-vjeçari ka ditur të manovrojë duke i thënë “jo” dhe është larguar.

Për mosnjohjen e tij, ka shërbyer dhe një kapele që i riu kishte nisur të mbante në kokë ne ate kohe. Pasi ka përshkruar një distancë, i ka telefonuar vëllait të tij për ndihmë dhe ky i fundit ka shkuar menjëherë në vendin ku ndodhej me makinë. Por rrugës, duke shkuar në banesën e tyre, ata janë ndjekur nga një mjet.

Pasi janë afruar, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të makinë tip “Audi”, ku gjendeshin dy vëllezërit.

Kanë qenë familjarët dhe banorët e fshatit që kanë dalë jashtë, pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës. Ata kanë identifikuar 30-vjeçarin ne ate kohe, shumë pranë derës së mjetit të plagosur dhe e kanë nisur direkt në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Me shenja jete është gjetur edhe Klevini, i shtrirë dhe i plagosur rëndë poshtë një ure. Por, gjatë transportimit për në spital, 22- vjeçari ndërroi jetë.

Previous Post

U arrestua nga SPAK pas zbërthimit të aplikacioni Sky Ecc, GJKKO cakton masën e sigurisë për kryeprokurorin e Vlorës

Next Post

Lezhë/ Përshtatën lokalin për shitjen e drogave të forta, arrestohen 6 persona, 1 në kërkim

Next Post
Lezhë/ Përshtatën lokalin për shitjen e drogave të forta, arrestohen 6 persona, 1 në kërkim

Lezhë/ Përshtatën lokalin për shitjen e drogave të forta, arrestohen 6 persona, 1 në kërkim

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al