Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Thellohet skandali i Sterilizimit/ KLSH: Spitali i pagoi koncesionarit ujin, dritat e qiranë

Editor by Editor
September 11, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Thellohet skandali i Sterilizimit/ KLSH: Spitali i pagoi koncesionarit ujin, dritat e qiranë
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e “Sterilizimit” ka qenë një nga çështjet kryesore të muajve të verës në media pas arrestimit të ish-zv/ ministrit dhe biznesmenit që e fitoi, ndërsa gjykata kërkoi hetimin e ish-ministrit Ilir Beqja. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport për situatën në Spitalin e Traumës duke nxjerrë në pah një tjetër skandal në lidhje me këtë koncesion. “5Pyetjet.al” publikon raportin.

KLSH thotë se koncesionari “Sani servis” që ka marrë “Sterilizimin” po përdor energjinë elektrike dhe ujin nga spitali që drejton ish-deputetja socialiste Edlira Bode, shpenzimet e te cilave mbulohen nga buxheti i këtij institucioni që paguhen nga lekët e taksapaguesve shqiptarë.

Kontrata koncesionare për Sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale parashikon që kompania private duhet të përballojë me të ardhurat e saj faturat e energjisë elektrike, të ujit të pijshëm dhe qiranë e ambienteve.

“Koncesionari përdor energjinë elektrike dhe ujin nga spitali, shpenzimet e te cilave mbulohen nga buxheti i SUT” thotë raporti.

Sipas raportit të auditit dëmi llogaritet në shumën 17 milionë lekë të reja. Gjithashtu spitali nuk i ka marrë qira koncesionarit për përdorimin e ambienteve të tij. Jo vetëm kaq, por spitali ka lejuar që pavarësisht se kishte një kontratë për të sterilizuar mjetet, të vijonte puna për të përdoruar autoklava sterilizuese duke vepruar ne kundërshtim me kushtet e kontratën.

“Në cilësinë e titullarit dhe nëpunësit autorizues te Spitalit Universitar te Traumës ka lejuar që krahas shërbimit të sterilizimit nga koncesionari Sani Service, në shërbimet Neurokirurgji, Salla e kirurgjisë plastike, Kabineti Maksilo Faciale dhe Reaminacion të SUT-së të përdoren autoklava sterilizuese, të cilat në inventarin e SUT gjenden 9 (nëntë) autoklava sterilizuese në vlerën totale 3,604,584 lekë, duke vepruar ne kundërshtim me kushtet e kontratën koncesionare” thuhet në raport.

Previous Post

Dita e parë e shkollës, Luizi surprizon fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”

Next Post

EMRI/ U arrestua sot nga policia greke, kush është “i forti” shqiptar, si kamuflohej për t’iu fshehur autoriteteve

Next Post
EMRI/ U arrestua sot nga policia greke, kush është “i forti” shqiptar, si kamuflohej për t’iu fshehur autoriteteve

EMRI/ U arrestua sot nga policia greke, kush është “i forti” shqiptar, si kamuflohej për t’iu fshehur autoriteteve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al