Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Tetë vatra ende aktive, ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt

timoni.al by timoni.al
August 11, 2026
in KRYESORE
0
Tetë vatra ende aktive, ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor, riaktivizohet zjarri në Dajt
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e ditës mbi vatrat e zjarrit, duke njoftuar se 8 vatra mbeten aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër dhe Dibër. Në operacionet e menaxhimit janë angazhuar 165 forca operacionale, përfshirë 85 efektivë të Forcave të Armatosura, me 7 misione ajrore me helikopterë dhe 2 misione me avionë Air Tractor.

Në Dajt, bashkia Tiranë, është riaktivizuar zjarri në pyllin me pisha mbi tunelet e Qafë Mollës. Në terren janë 22 forca të MZSH-së dhe ADZM-së Tiranë, ndërsa operacioni po mbështetet nga helikopteri i Forcave të Armatosura. Në Priskë të Madhe vijon puna për shuarjen e zjarrit dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Drenie, bashkia Patos, zjarri që ishte vënë nën kontroll është riaktivizuar në thellësi të pyllit; operacioni po mbështetet nga 2 avionë Air Tractor dhe raportohet për përmirësim të situatës. Në Krujë vijon puna në dy vatra aktive: në lagjen Abaze zjarri u përhap për shkak të erës, por aktualisht nuk paraqet rrezik për zonat e banuara; në Krastë–Halil situata u përkeqësua në orët e para të mëngjesit duke rritur rrezikun për banesat, por ndërhyrja me 2 helikopterë normalizoi situatën dhe forcat operacionale vijojnë punën për kontrollin dhe shuarjen e plotë të vatrës.

Në malin e Nëmerçkës, bashkia Përmet, operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon dhe vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Një vatër e re është evidentuar në malin Dhëmbel, mbi fshatin Badilonjë, ku forcat e MZSH-së Përmet po punojnë për shuarjen e saj. Në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, është evidentuar zjarr në sipërfaqe me pyll pishe dhe kullotë, dhe po punohet intensivisht për shuarjen e vatrës.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve në terren, me fokus të veçantë në vatrat që paraqesin rrezik për përhapje dhe për zonat e banuara.

Previous Post

Tetë vatra mbeten aktive në vend; ndërhyrje me helikopterë dhe avionë Air Tractor; riaktivizohet zjarri në Dajt

Next Post

Zyrtare/ Mesfushori shqiptar firmos me skuadrën kampione në lëvizje surprizë

Next Post
Zyrtare/ Mesfushori shqiptar firmos me skuadrën kampione në lëvizje surprizë

Zyrtare/ Mesfushori shqiptar firmos me skuadrën kampione në lëvizje surprizë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al