Friday, May 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Testamenti i Rexhep Qoses: Varrosje pa fjalime, lule; s’pranoj rite fetare, s’i kam borxh Kosovës e Shqipërisë

timoni.al by timoni.al
April 23, 2026
in AKTUALITET
0
Testamenti i Rexhep Qoses: Varrosje pa fjalime, lule; s’pranoj rite fetare, s’i kam borxh Kosovës e Shqipërisë
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nipi i Rexhep Qosjes, Valjet Qosja, publikoi testamentin që akademiku kishte shkruar dhjetë vjet më parë, në të cilin kërkon që përcjellja për në banesën e fundit të bëhet pa ceremoni. Testamentin e nis drejtuar nipit, që sipas tij u kujdes për jetën e tij, dhe i kërkon t’u kujdesë edhe për varrimin. Qosja shpreh dëshirën të varroset pa ritual fetar dhe pa praninë e përfaqësuesve zyrtarë, duke urdhëruar që varrimin ta kryejnë vetëm familjarët.

Ai kërkon një varrim të thjeshtë: pa fjalime, pa media, pa lule dhe afër varrit të gruas së tij, Shpresës. Në testament ai shënon se vdes “i qetë”. Qosja thekson se jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia ka kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të popullit shqiptar, dhe deklaron se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës nuk u ka mbetur borxh; nëse Kosova i ka mbetur borxh, siç shpreh, këtë do t’i vlerësojnë historianët e ardhshëm të letërsisë, kulturës e mendimit politik shqiptar.

Ai pranon se nuk vdes pa mëkate dhe që gjatë jetës, veçanërisht në kushte politike dhe shoqërore të vrazhda, edhe pas çlirimit të Kosovës dhe krijimit të shtetit të saj, mospajtimet e tij mund të kenë përfshirë gjykime e vlerësime më të ashpra se sa do të kishte dashur. Megjithatë, Qosja shprehet i bindur se ka jetuar, krijuar dhe vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën dhe duke përhapur njerëzillëkun.

Ai saktëson se këto mendime i ka shkruar ndërgjegjshëm dhe mendjeqartë. Testamentin e mbyll me përshëndetjen “Gjyshi yt, Valjet” dhe nënshkrimin e tij, me vendndodhjen dhe datën: Prishtinë, 30.4.2016.

Previous Post

Nuk kishim nevojë fare për NATO-n — Trump për tensionet me Iranin: Mezi presin të bëjmë një marrëveshje

Next Post

Izraeli pret dritën jeshile nga SHBA për ofensivë ndaj Iranit; Ministri i Mbrojtjes paralajmëron sulme vdekjeprurëse

Next Post
Izraeli pret dritën jeshile nga SHBA për ofensivë ndaj Iranit; Ministri i Mbrojtjes paralajmëron sulme vdekjeprurëse

Izraeli pret dritën jeshile nga SHBA për ofensivë ndaj Iranit; Ministri i Mbrojtjes paralajmëron sulme vdekjeprurëse

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al