Saturday, July 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tentuan të trafikonin 46 kg kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë; në pranga një 34-vjeçar, dy të tjerë procedohen

timoni.al by timoni.al
July 4, 2026
in AKTUALITET
0
Tentuan të trafikonin 46 kg kanabis nga Kanadaja drejt Shqipërisë; në pranga një 34-vjeçar, dy të tjerë procedohen
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Autoritetet Doganore, finalizoi operacionin policor të koduar “Suitcases”, duke goditur një tentativë trafiku ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë. Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe përfshiu hetime dhe veprime operative të shpejta nga specialistët e përfshirë.

Gjatë kontollit u konstatuan dy valixhe brenda të cilave ishin të vendosura 89 paketime të mbyllura që përmbanin lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, në formën e xhelatinës. Pesha totale e substancës ishte rreth 46 kilogramë, ndërsa vlera e tregut është vlerësuar rreth 250 000 euro. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. Gj., 34 vjeç. Po ashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë dy shtetase: A. Gj., 31 vjeçe, dhe L. Sh., 40 vjeçe.

Materialet procedurale nga veprimet e kryera iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Hetimet vazhdojnë, me përdorimin e metodave speciale të hetimit, në mënyrë që të identifikohen dhe të vihen para përgjegjësisë penale shtetas të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Përpjekjet hetimore dhe bashkëpunimi ndërinstitucional theksojnë fokusin drejt çrrënjosjes së skemave të trafikimit ndërkombëtar të drogës, duke u bazuar në informacionet operative dhe veprimet e koordinuara mes Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Komisariatit të Policisë Rinas dhe Autoriteteve Doganore.

Previous Post

Gjermania: Jurgen Klopp konfirmon se më kanë telefonuar dhe jam i përgatitur

Next Post

Evropa në alarm nga vapa: Valët ekstreme të nxehtësisë po thyejnë rekorde, ekspertët: Kjo është normalja e re

Next Post
Evropa në alarm nga vapa: Valët ekstreme të nxehtësisë po thyejnë rekorde, ekspertët: Kjo është normalja e re

Evropa në alarm nga vapa: Valët ekstreme të nxehtësisë po thyejnë rekorde, ekspertët: Kjo është normalja e re

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al