Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Temperaturat ekstreme në Francë: 5,764 vdekje mbi pritshmëritë, rekordi më i keq që nga 2003

timoni.al by timoni.al
July 22, 2026
in AKTUALITET
0
Temperaturat ekstreme në Francë: 5,764 vdekje më shumë se pritej, rekordi më i keq që nga 2003
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë valës së të nxehtit të muajit qershor, Franca regjistroi 5,764 vdekje më shumë se niveli i pritshëm, shifra më e lartë që nga vala historike e vitit 2003, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Santé publique France. Nga 17 qershori deri më 2 korrik, pothuajse gjysma e këtyre vdekjeve u regjistruan vetëm në periudhën 25–27 qershor. Autoritetet nënvizojnë se këto janë vdekje nga të gjitha shkaqet dhe ende nuk mund t’i atribuohen drejtpërdrejt temperaturave të larta, megjithëse ndikimi i valës së të nxehtit konsiderohet i jashtëzakonshëm.

Vdekshmëria e tepërt u konstatuan në të gjitha grupmoshat mbi 15 vjeç, me ndikimin më të madh tek personat mbi 45 vjeç. Nga 5,764 vdekje shtesë, 3,719 i përkasin personave 75 vjeç e lart, duke konfirmuar se të moshuarit mbeten grupi më i rrezikuar. Në grupmoshën 45–64 vjeç u regjistruan 979 vdekje shtesë, ose 55% më shumë se niveli i pritshëm.

Sipas raportit, 98.5% e popullsisë franceze u prek nga temperaturat ekstreme, ndërsa vala e të nxehtit përfshiu 92 rajone administrative. Situata më e rëndë u regjistrua në rajonin e Parisit (Île-de-France), ku u raportuan 1,999 vdekje shtesë, gati dyfish i nivelit normal.

Shifrat paraprake kanë nxitur debat politik: opozita akuzon qeverinë për mungesë përgatitjeje për përballimin e temperaturave ekstreme, ndërsa autoritetet shëndetësore theksojnë se vala e këtij viti ishte e pazakontë për shkak të fillimit të hershëm, kohëzgjatjes dhe shtrirjes së saj në pothuajse të gjithë territorin francez. Ekspertët paralajmërojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave të larta rrit ndjeshëm rrezikun për grupet më të cenueshme, si të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike.

Të dhënat janë paraprake dhe autoritetet nuk i kanë lidhur ende në mënyrë definitive me temperaturat, por evidentojnë një rritje të rëndë të vdekshmërisë gjatë periudhës së përmendur.

Previous Post

Temperaturat ekstreme në Francë: 5,764 vdekje më shumë se pritej, rekordi më i keq që nga 2003

Next Post

Dita e 53-të e tubimit në kryeqytet; nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Nesër të gjithë para Kuvendit

Next Post
Dita e 53-të e tubimit në kryeqytet; nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Nesër të gjithë para Kuvendit

Dita e 53-të e tubimit në kryeqytet; nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Nesër të gjithë para Kuvendit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al