Sunday, September 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Të shtëna në Urakë; disa qëlluan makinën e parkuar në oborr, gjendet automjet i djegur 2 km larg

timoni.al by timoni.al
September 13, 2026
in LAJME
0
Sherr në zonën e pedonales në Tiranë, mbetet i plagosur një 39-vjeçar
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbrëmjen e 12 shtatorit 2026, rreth orës 23:10, në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rukaj, Bashkia Mat, janë regjistruar të shtëna me armë zjarri. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar në oborrin e një banese: makina, një “Audi” në pronësi të shtetases S. Ll. (bashkëshortja e shtetasit A. Ll.), pësoi vetëm dëmtime materiale nga të shtënat.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me DVP Dibër, ngritën pika kontrolli. Në vendgjetje shkuan edhe grupi hetimor për të nisur veprimet procedurale.

Gjatë kontrollit të territorit, rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në aksin rrugor Rrëshen-Burrel, është konstatuar një automjet i djegur, tip “Golf V”. Në brendësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan si provë materiale dy armë zjarri kallashnikov, të dëmtuara pjesërisht nga zjarri. Nga verifikimet rezulton se ky “Golf” ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan më datë 31.07.2025, pas kallëzimit të bërë nga pronari i tij, shtetasi K. R., banues në Përrenjas, i cili kishte deklaruar se makinën ia kishin vjedhur.

Policia po vijon kontrollet në zonat ku dyshohet se mund të kenë lëvizur autorët dhe po bashkëpunon me DVP Tiranë, Lezhë e Kukës për ndihmë në hetime dhe kapjen e personave të përfshirë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, kryen në mënyrë intensive veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga njoftimi i policisë rezulton se ende nuk dihet identiteti i personave që kryen sulmin dhe hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht ngjarjen dhe përgjegjësit.

Previous Post

Situata e zjarreve në Shqipëri: 10 vatra brenda 24 orëve, asnjë aktive

Next Post

Rama për PISA 2025: E nisëm ngjitjen nga fundi — Sot jemi të parët në matematikë

Next Post
Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën buxhetore, Rama: Nga 38 në 64 pikë, progres historik

Rama për PISA 2025: E nisëm ngjitjen nga fundi — Sot jemi të parët në matematikë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al