Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të përfshirë në një rast shitjeje të 5 kg drogë, arrestohen 5 persona në Tiranë, mes tyre 2 vëllezër

Editor by Editor
June 21, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Punonjësi i policisë godet 11-vjeçarin me pasqyrën e makinës
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- 5 perosna janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ishin të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kg kanabis sativa. Policia bën me dije mes të arrestuarve janë dhe dy vëllezër. Gjithashtu mësohet se gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” dhe automjetin tip “Jaguar”.

Në njoftim thuhet se të dyshuarit tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë. Ndërkohë gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi” shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 5 shtetas të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kg Cannabis Sativa.

2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.

Sekuestrohen 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit të koduar “Valiasi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit: 
-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; 
-E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. P. dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjerë shtetasit Sh. N.(G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Irani hedh poshtë pretendimin e Izraelit se rezervat e raketave po i pakësohen: Kemi ndryshuar politikë, po vëmë në përdorim cilësinë dhe jo sasinë

Next Post

“Ishte një moment i vështirë… Djemtë janë më të lidhur me nënat!” Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

Next Post
“Ishte një moment i vështirë… Djemtë janë më të lidhur me nënat!” Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

“Ishte një moment i vështirë… Djemtë janë më të lidhur me nënat!" Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al