Sunday, July 20, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të parët nga fundi… “Fitoret” e padëshiruara të Shqipërisë

Editor by Editor
June 28, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, Lajmi Fundit, Vendi
0
Të parët nga fundi… “Fitoret” e padëshiruara të Shqipërisë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet duket se janë bërë pasioni ynë i ri kombëtar. Jo për të parë veten në krye — ky është luks për vendet që prodhojnë teknologji, eksportojnë dije apo garantojnë jetesë cilësore për qytetarët e tyre — por për të fituar trofeun e artë të vendeve që përmenden gjithmonë në fund të listës.

Po të kishte ndonjë kampionat për vendet që performojnë keq me stil, Shqipëria do të ishte në podium.

Le të fillojmë me ushqimet. Sipas të dhënave të Eurostat, për herë të parë në vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Europë.

Po, më të shtrenjta se në Greqi, në Kroaci apo në Poloni, vende që jo vetëm kanë paga më të larta, por edhe sektorë bujqësorë të organizuar e të subvencionuar nga politika të qëndrueshme.

Ndërsa te ne, domatja i vjen konsumatorit me çmimin e një ore pune – nëse ka punë – dhe ushqimi po shndërrohet nga nevojë bazë në mall luksi.

Kalojmë te të ardhurat. Po sipas Eurostat-it, Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhura për frymë, edhe në vitin 2024.

Kjo është një renditje që duket se nuk na shqetëson më. Jo për mungesë dëshire, por sepse jemi mësuar ta relativizojmë varfërinë me fjalinë “me rëndësi të kemi shëndet”, edhe kur kemi mjekësinë publike që nganjëherë s’ka as shiringa.

Po për cilësinë e ujit, çfarë të themi? EEA (Agjencia Europiane për Mjedisin) na dha një tjetër medalje: Shqipëria është e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe, me vetëm 16% të klasifikuara si “shumë të mira”.

Dhe kjo, ndërkohë që kemi ndërtuar një mit të tërë rreth “detit të kristaltë” dhe “parajsës shqiptare” që pret me padurim turistët. Me këtë logjikë, ndoshta ujërat e ndotura do të shpallen vlerë kombëtare, që nuk duhet kritikuar, por konservuar, si pjesë e identitetit tonë të veçantë.

Të gjitha këto renditje nuk na gjejnë të papërgatitur. Sepse, sipas shumë strategjive dhe fjalimeve, ne kemi një plan vizionar për të investuar në teknologji, inovacion dhe ekonomi të dijes.

Por për çudi, ndërkohë që BE-ja lëviz drejt energjisë së gjelbër dhe Inteligjencës Artificiale, investimet e huaja në Shqipëri vijojnë të shkojnë në pasuri të paluajtshme: apartamente pa banorë, vila në kodra pa rrugë dhe resorte buzë detit me ujë të ndotur.

Siç thonë zhvilluesit: “Ç’na duhet cilësia e jetës kur kemi ‘certifikatë pronësie’ dhe na rritet vlera e pronës?”

Edhe kompanitë që po marrin statusin strategjik, në pjesën më të madhe janë ndërtuese të rezidencave të pasurive të paluajtshme, me ndonjë hotel të vogël aty në mes, që do shumë kohë të ndërtohet, apo financuese direkte të importeve, pa sjellë ndonjë vlerë të shtuar apo njohuri në ekonomi.

Ironia më e madhe qëndron pikërisht këtu: Shqipëria aspiron integrimin në Bashkimin Europian, por po lëviz me ritme konvergjence që na bëjnë të parët nga fundi.

Jemi të parët për largimin e të rinjve, të parët për çmimet që nuk i justifikon as paga, të fundit për mbrojtjen mjedisore dhe cilësinë e shërbimeve.

Nëse vazhdojmë me këtë filozofi zhvillimi, ku matjet janë të vërteta vetëm kur na pëlqejnë dhe përgjegjësia është gjithmonë e dikujt tjetër, do të vazhdojmë të jemi kampionë.

Të padiskutueshëm. Të parët nga fundi. Edhe në integrim.

E thënë shkurt, poema “Anës lumenjve” e Nolit do të vijojë të recitohet dhe të shprehë aktualitetin, ndërkohë që prej kohësh duhej të shijohej thjesht si një vepër e historisë letrare./ MONITOR

Previous Post

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare për lehtësimin e tarifave

Next Post

“Merrni mbrapsht të gjithë kriminelët tuaj”, Rama i përgjigjet Nigel Farage: Le të përballemi me fakte! Nëse pretendimet tuaja janë të vërteta, do t’i tërheq të gjithë personalisht

Next Post
“Merrni mbrapsht të gjithë kriminelët tuaj”, Rama i përgjigjet Nigel Farage: Le të përballemi me fakte! Nëse pretendimet tuaja janë të vërteta, do t’i tërheq të gjithë personalisht

"Merrni mbrapsht të gjithë kriminelët tuaj", Rama i përgjigjet Nigel Farage: Le të përballemi me fakte! Nëse pretendimet tuaja janë të vërteta, do t'i tërheq të gjithë personalisht

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

July 19, 2025
Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

July 19, 2025
Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

July 19, 2025
VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë

AKTUALITET

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

by Editor
July 19, 2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur një padi për shpifje kundër gazetës Wall Street Journal dhe pronarëve të saj, përfshirë...

Read moreDetails
Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

July 19, 2025
Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

Berisha takim me Alessandro Battilocchion: Forza Italia, gjithmonë në krah të Shqipërisë! PD do ta vijojë luftën e saj në çbërjen e farsës së 11 majit

July 19, 2025
VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë

VIDEO/ U kërkoi që të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë në Durrës përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave, e shtyjnë dhe e hedhin në rërë

July 19, 2025
“Nëse pushon në Green Coast tek Samir Mane, ose je i korruptuar, ose trafikant – se aty nuk ka vend për njerëz të ndershëm”

“Nëse pushon në Green Coast tek Samir Mane, ose je i korruptuar, ose trafikant – se aty nuk ka vend për njerëz të ndershëm”

July 19, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

Trump padit Wall Street Journal, kërkon 10 miliardë dollarë

July 19, 2025
Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

Sapo doli nga marketi “Golfi” e mori para, plagoset këmbësori në Lezhë, dërgohet në spital

July 19, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al