Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Të jap – më jep!”Pazar i pastër votash mes anëtarëve të KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut!

Editor by Editor
October 19, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Të jap – më jep!”Pazar i pastër votash mes anëtarëve të KLP-së për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut!
0
SHARES
72
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Flamur Vezaj/ Gazetar

Ky është slogani i drejtësisë së vjetër, që, me sa duket, po ringjallet sërish nën petkun e “drejtësisë së re”. Pazar i pastër votash mes anëtarëve të KLP-së për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK-ut!

Dhe kush tjetër, veç Klodian Brahos, mund ta mishëronte më mirë këtë frymë? Ai, si kandidat për kreun e SPAK-ut dhe njeriu i preferuar i Altin Dumanit, “siguron” votën e anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda, duke punësuar djalin e tij si oficer të BKH-së pranë SPAK-ut.

Në shkresën zyrtare që mban emrin e Brahos, (shiko foton poshtë) si kryetar i komisionit të punësimit të agjentëve të BKH, së bashku me prokurorët Sotir Kllapi dhe Dorina Bejko, përzgjedhin si fitues Ditmir Hodën, djalin e anëtarit të KLP-së Zeqir Hoda.

Dorëheqja e Brahos nuk ishte rastësi, por pjesë e një pazari të errët për të siguruar votën e Zeqir Hodës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, votë që mund të vendosë fatin e kreut të ri të SPAK-ut.

Në këmbim të këtij “nderi”, djali i Zeqir Hodës, Ditmir Hoda, ka fituar një vend në garën për Byronë Kombëtare të Hetimit. Më 29 shtator, në listën përfundimtare të kandidatëve për pozicionin “Hetues Financiar”, emri i Ditmir Hodës shfaqet ndër 15 më të lartvlerësuarit. Kryetar i komisionit që ka vlerësuar kandidatët? Pikërisht Klodian Braho, i cili në të njëjtën kohë kandidon për drejtimin e SPAK.👇👇👇👇👇

“Të jap – më jep!”
Previous Post

Drogë dhe armë gjahu, dy persona të arrestuar në aksin “Nikël-Fushë Krujë”, konfiskohen 10 kg kanabis.

Next Post

“Kam ndërmend të angazhohem personalisht me prokurorin dhe me… ”/ Top Channel publikon audioregjistrimin që çoi në arrestimin e avokatit Ulian Bajrami.

Next Post
“Kam ndërmend të angazhohem personalisht me prokurorin dhe me… ”/ Top Channel publikon audioregjistrimin që çoi në arrestimin e avokatit Ulian Bajrami.

“Kam ndërmend të angazhohem personalisht me prokurorin dhe me… ”/ Top Channel publikon audioregjistrimin që çoi në arrestimin e avokatit Ulian Bajrami.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al