Friday, May 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë: Eurobondi e çon rezervën valutore pranë kufirit të 7 miliardë eurove

Editor by Editor
March 31, 2025
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë: Eurobondi e çon rezervën valutore pranë kufirit të 7 miliardë eurove
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË – Eurobondi i emetuar nga qeveria shqiptare në muajin shkurt e ka rritur më tej rezervën valutore të vendit, duke e çuar pranë kufirit të 7 miliardë eurove.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.9 miliardë euro, në rritje me 10% që nga fillimi i vitit dhe me 23.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin shkurt, qeveria shqiptare realizoi emetimin e Eurobondit të radhës në Bursën e Londrës. Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore.

Në fund të shkurtit, titujt e borxhit përbënin 67% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 25% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.

Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase edhe gjatë 2024, Banka Qendrore vendosi të ndërhyjë në tregun valutor, duke tërhequr një pjesë të ofertës së madhe të euros dhe duke rritur ofertën monetare të lekut. Kjo ndërhyrje u motivua kryesisht në funksion të objektivit të inflacionit.

Blerjet direkte të Bankës së Shqipërisë vijuan deri në ditët e fundit të vitit 2024. Por, pavarësisht këtyre blerjeve kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien edhe gjatë vitit të kaluar, duke prekur rekorde të reja historike, pranë nivelit të 98 lekëve.

Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithëse, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.

Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të euroizimit të sektorit financiar në vend. Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ në mallra, mungesa e valutës në momente të veçanta mund të krijojë probleme për aktivitetin ekonomik në vend.

Nga ana tjetër, rezerva mund të jetë gjithashtu e rëndësishme për të garantuar stabilitetin e kursit të këmbimit dhe të sistemit financiar./ Monitor

Previous Post

Profesori amerikan: Ndryshimet që Trump do të bëjë në Kosovë

Next Post

Parashikimi i motit për javën e parë të prillit, meteorologia: Ja ditët kur pritet të rikthehen reshjet e dëborës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Incident i rëndë në Greqi: Rrëzohet shkalla lëvizëse e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi: Rrëzohet shkalla lëvizëse e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026
LAJMI I FUNDIT: 23-vjeçari i plagosur me thikë në Vlorë, nën kujdesin e mjekëve

Plagosje me thikë në Vlorë: 23-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, rrethanat ende të paqarta

May 1, 2026
LAJMI I FUNDIT: 23-vjeçari i plagosur me thikë në Vlorë, nën kujdesin e mjekëve

LAJMI I FUNDIT: 23-vjeçari i plagosur me thikë në Vlorë, nën kujdesin e mjekëve

May 1, 2026
Gimbo live në Goca dhe Gra zbulon detaje nga takimi i Selin me mamanë e tij: Çika është…

Gimbo live në Goca dhe Gra zbulon detaje nga takimi i Selin me mamanë e tij: Çika është…

May 1, 2026
Incident i rëndë në Greqi: Rrëzohet shkalla lëvizëse e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët
KRYESORE

Incident i rëndë në Greqi: Rrëzohet shkalla lëvizëse e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

by timoni.al
May 1, 2026
0

Një incident i rëndë ndodhi në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së parë të një avioni TUI Boeing 737-8 të...

Read moreDetails
LAJMI I FUNDIT: 23-vjeçari i plagosur me thikë në Vlorë, nën kujdesin e mjekëve

Plagosje me thikë në Vlorë: 23-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, rrethanat ende të paqarta

May 1, 2026
LAJMI I FUNDIT: 23-vjeçari i plagosur me thikë në Vlorë, nën kujdesin e mjekëve

LAJMI I FUNDIT: 23-vjeçari i plagosur me thikë në Vlorë, nën kujdesin e mjekëve

May 1, 2026
Gimbo live në Goca dhe Gra zbulon detaje nga takimi i Selin me mamanë e tij: Çika është…

Gimbo live në Goca dhe Gra zbulon detaje nga takimi i Selin me mamanë e tij: Çika është…

May 1, 2026
Mojtaba Khamenei: SHBA nuk mbron dot bazat e saj; Ata janë një tigër letre

Mojtaba Khamenei: SHBA nuk mbron dot bazat e saj; Ata janë një tigër letre

May 1, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Incident i rëndë në Greqi: Rrëzohet shkalla lëvizëse e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

Incident i rëndë në Greqi: Rrëzohet shkalla lëvizëse e avionit, dëmtohen gazetarët dhe fotografët

May 1, 2026
LAJMI I FUNDIT: 23-vjeçari i plagosur me thikë në Vlorë, nën kujdesin e mjekëve

Plagosje me thikë në Vlorë: 23-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, rrethanat ende të paqarta

May 1, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al