Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Tao në tavë”, Berisha publikon denoncimin: Taulant Balla, pronar i një “call center” Forex në zonën e Astirit

Editor by Editor
January 17, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Tao në tavë”, Berisha publikon denoncimin: Taulant Balla, pronar i një “call center” Forex në zonën e Astirit
0
SHARES
39
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook një denoncim nga qytetari dixhital, duke hedhur akuza të rënda ndaj Taulant Ballës.

Në postimin e tij, Berisha shkruan “Miq, Tao në tavë!”, duke ndarë edhe mesazhin anonim ku pretendohet se Taulant Balla është pronar i një call center-i që, sipas denoncuesit, merret me mashtrime financiare të tipit “forex”.

Sipas mesazhit, ky call center ndodhet në zonën e Astirit, në një pallat mbi një subjekt tregtar.

Denoncimi pretendon se Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në ambientet e këtij call center-i, pas komunikimeve me agjenci ligjzbatuese të një shteti tjetër.

Në momentin e mbërritjes së policisë, Taulant Balla dyshohet se ka kontaktuar vetë punonjësit e policisë, duke bërë që kontrolli të ndërpritej dhe forcat të largoheshin.

Denoncimi i plotë:

Miq, Tao në tavë!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Doktor Berisha do të doja të bëja një denoncim edhe pse nuk kam prova faktike do të doja ta publikonit këtë.

Sipas të dhënave Taulant Balla (Tao Tao) është pronari i një call-centeri mashtrimi ‘forex’ në zonën e Astirit në pallatin që ndodhet mbi Nami Longue. Policia e Shtetit ka shkuar për të ushtruar kontroll në këtë call center për arsye të komunikimeve me agjensitë ligjzbatuese të një shteti tjeter. Në momentin e mbërritjes së forcave të policisë për kontroll vetë Taulant Balla ka telefonuar policët të cilët ndodheshin për kontroll kjo sipas fjalëve të gjjthë punonjësve të këtij call centeri duke i detyruar policët që të largoheshin menjëherë. Call Center është mbyllur përkohësisht dhe për të shmangur arrestimin dhe kontrollin janë urdhëruar për të goditur një call center mashtrues forexi tjetër i cili ndodhej po në të njëjtën godinë dhe për të njoftuar organet që call centeri që operonte u kap dhe mbas disa ditësh puna ka vijuar normalisht në biznesin e jashtligjshëm të Taos. Punonjësit e call center janë të gjjthë të rinj dhe të reja të cilët janë detyruar të punojnë në këto vende pune nga mospërkrahja e qeverisë dhe pagat e ulëta. Ju ftoj ju dhe Partinë Demokratike të investigoni këtë çështje të turpshme ku qytetarëve europianë po i vidhen çdo muaj miliona euro. Gjjthashtu i përfshirë në këtë skemë është dhe Drejtori aktual i krimit ekonomik. Jam i bindur që mbas publikimit menjëherë ky biznes ka për tu mbyllur.

Ju lutem Anonim keni përshëndetjet e mia të përzemërta.

Previous Post

“Mendoni se i përkisni traditës së Platonit dhe Aristotelit”, Mitsotakis reagon ndaj kritikave të mediave greke për komentet e Ramës: E njoh prej vitesh, ka një stil të veçantë komunikimi.

Next Post

‘Ëndrra amerikane’ në pritje, mijëra shqiptarë preken nga ndalimi i vizave të emigrimit

Next Post
‘Ëndrra amerikane’ në pritje, mijëra shqiptarë preken nga ndalimi i vizave të emigrimit

‘Ëndrra amerikane’ në pritje, mijëra shqiptarë preken nga ndalimi i vizave të emigrimit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al