Monday, August 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Takimi i Ramës me deputetët dhe drejtuesit në Tiranë, PS zbulon ‘Orën e Dëgjesës’ dhe funksionimin

timoni.al by timoni.al
August 30, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Takimi i Ramës me deputetët dhe drejtuesit në Tiranë, PS zbulon 'Orën e Dëgjesës' dhe funksionimin
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mësohen detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë. Ministri i Drejtësisë dhe deputet i kryeqytetit, Toni Gogu, njoftoi se “Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”, një kohë të posaçme dhe të rregullt kur deputetët dhe drejtuesit politikë do të jenë në dispozicion të qytetarëve: për t’i dëgjuar, për të marrë përsipër çështjet e tyre dhe për t’u kthyer me përgjigje.

Në takim u bë zbërthimi i detajuar i konceptit “Prania Besnike”. Sipas Gogu, prania nuk matet me sa takime bëjmë, por me sa njerëz dëgjojmë dhe sa çështje çojmë deri në fund. Kjo përkufizohet si BESA: kush troket, dëgjohet; çfarë merret përsipër, ndiqet; çdo qytetar merr përgjigje.

Kryeministri Rama e vlerësoi takimin si të dobishëm për organizimin e “Pranisë Besnike”, për metodologjinë e BESËS dhe për sistemin e ri “PasqyrAlbania”, duke e konsideruar këtë një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste. Ndërkohë, drejtuesit politikë të PS-së kanë nisur në qarqe shpjegimin dhe vënien në zbatim të “Pranisë Besnike”.

U shpërnda një dokument i unifikuar për drejtuesit se si të prezantojnë këtë nismë të kryeministrit, e cila u anonçua në fund të korrikut. Dokumenti i kushton një seksion të veçantë komunikimit publik, ku theksohet se “nuk është sfidë vetëm beteja për faktet, por lufta për perceptimin e realitetit”. Në udhëzime thuhet se komunikimi i drejtuesve politikë duhet të jetë sqarues, duke pasur parasysh që një manipulim mund të ushqehet nga një pakënaqësi e vërtetë; një ndjenjë mund të kthehet në fakt nga përsëritja; dhe një pakicë e zhurmshme mund të duket si shumicë.

Lajmi publikohet nga Top Channel.

Previous Post

Maran zbulon Shqipërinë që kërkon: Agresiviteti duhet të jetë kostumi ynë — Dua t’i bëj shqiptarët krenarë

Next Post

A zbuloi Trump dobësinë e Iranit? Përballja hyn në fazën vendimtare, ndikimi në Hormuz shumë më i ulët

Next Post
A zbuloi Trump dobësinë e Iranit? Përballja hyn në fazën vendimtare, ndikimi në Hormuz shumë më i ulët

A zbuloi Trump dobësinë e Iranit? Përballja hyn në fazën vendimtare, ndikimi në Hormuz shumë më i ulët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al