Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tafani: Kur Noizy rrahu Kleviolin u shqetësua nëna dhe motra e Laertit, ai urdhëroi t’i vinim tritol

Editor by Editor
December 8, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tafani: Kur Noizy rrahu Kleviolin u shqetësua nëna dhe motra e Laertit, ai urdhëroi t’i vinim tritol
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mes shumë krimeve të urdhëruara nga Laert Haxhiu, është dhe vendosja e një sasie tritoli në butikun e Rigels Rajkut që njihet gjerësisht në Shqipëri me nofkën “Noizy”.

Përmes dëshmisë së Tafanit, “Ora News” ka mësuar se kjo ngjarje është regjistruar në 8 qershor 2022 në qytetin e Durrësit, dhe sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, plani për të bërë këtë krim ka marrë spunto pas një telefonate që ka marrë Laert Haxhiu nga nëna e tij, Florije Haxhiu dhe motra, Klea Haxhiu.

Siç tregon i penduari, Laerti është ndikuar nga nëna dhe e motra, të cilat gjatë telefonatës i janë shprehur të shqetësuara se në pamjet filmike të shfaqura në “Tik-Tok”, i ishte dhimbsur shumë Kleviol Ahmeti, kur rrihej nga grupi i shokëve të “Noizyt”.

“…kur doli një video në “Tik-Tok” që kishin rrahur Kleviol Ahmeti (Cllevio Serbiano) i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonoi nëna e tij dhe motra dhe i treguan se i ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…” – ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

Sipas rëfimit të Tafanit, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe më porositi mua dhe Lulin që t’i bënim një dëm “Noizyt” me pretekstin se rrahja që ai i kishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e Laertit.

“…në atë kohë unë rrija me Laertin dhe Lulzim Arapin te “Green City” në Tiranë. Për këtë arsye unë dhe Luli me porosinë e Laertit kemi marrë përsipër ta bëjmë si punë. Ne kemi patur tritol gjendje nga një sasi tritoli, të cilën unë e kisha marrë tek shtetasi Erisjano Abedini alias “Cano” dhe për këtë ngjarje kemi përdorur afro 1 kilogram tritol. Kam shkuar me Lulin në Durrës, pas mesnate dhe kemi qenë me automjetin tim Benz me targa AA331EB, por atë natë i kisha vendosur targa të tjera të vjedhura që nuk i mbaj mend ekzaktësisht. Tritolin dhe fitilin e përgatita në shtëpi. Kur arritëm në Durrës, makinën e parkova tek një kthesë jo shumë larg butikut ku do vija eksplozivin. Fitilin e kisha bëra pak të gjatë. E ndeza dhe shpërthimin e dëgjova pasi kisha hipur në makinë dhe isha nisur drejt Tiranës. Nga aty së bashku me Lulin shkova në Tiranë tek “Green City” ku ishim me banim…” – ka treguar Artan Tafani.

Pas kësaj ngjarje Laert Haxhiu ka falenderuar dy shokët e tij, pasi e kishte ndjere veten të plotësuar për një hakmarrje që realizoi tek “Noizy”, i cili sipas tij me rrahjen e Klevios i kishte shqetësuar nënën dhe motrën./OraNews

Previous Post

Dinamika/ Plumba nga makinat në lëvizje, si u vra Javori nga dy vëllezërit në Fier?

Next Post

BDI propozon Talat Xhaferrin për kryeministër në Maqedoni

Next Post
BDI propozon Talat Xhaferrin për kryeministër në Maqedoni

BDI propozon Talat Xhaferrin për kryeministër në Maqedoni

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al