Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë

Editor by Editor
July 16, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

LINDJE E MESME- Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, si dhe një burrë e grua dhe gjashtë fëmijët e tyre që po strehoheshin në të njëjtën ndërtesë, sipas zyrtarëve nga Spitali Shifa, ku u dërguan viktimat.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera. Një nga sulmet më vdekjeprurëse goditi një shtëpi në lagjen Tel al-Hava të qytetit të Gazës të hënën në mbrëmje, duke vrarë 19 anëtarë të një familjeje që jetonin atje, sipas Spitalit Shifa. Viktimat përfshijnë tetë gra dhe gjashtë fëmijë.

Një tjetër sulm goditi një tendë ku strehoheshin të zhvendosur në të njëjtën lagje, duke vrarë një burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre. Ushtria izraelite nuk i ka komentuar deri tani këto sulme. Ministria e Shëndetësisë në Gazë raportoi të martën pasdite se trupat e 93 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë sjellë në spitalet e Gazës gjatë 24 orëve të fundit, së bashku me 278 të plagosur.

Politikani i Hamasit i vrarë në një nga sulmet e së martës në mëngjes, Mohammed Faraj al-Ghoul, ishte anëtar i bllokut përfaqësues të Hamasit që fitoi vende në Këshillin Legjislativ Palestinez në zgjedhjet e fundit të mbajtura mes palestinezëve në vitin 2006.

Hamas fitoi shumicën në ato zgjedhje, por marrëdhëniet me fraksionin kryesor Fatah – i cili kishte udhëhequr prej kohësh Autoritetin Palestinez – u përkeqësuan dhe përfunduan me marrjen e kontrollit të Gazës nga Hamasi në vitin 2007. Këshilli legjislativ nuk është mbledhur zyrtarisht më prej atëherë.

Ushtria izraelite thotë se i shënjestron vetëm militantët dhe përpiqet ta shmangë dëmtimin e civilëve. Ajo e fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve pasi militantët veprojnë në zona me popullsi të dendur. Por, ushtria izraelite godet çdo ditë shtëpi dhe strehimore ku jetojnë njerëz, shpesh pa paralajmërim apo shpjegim të objektivit.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar gjatë armëpushimeve të mëparshme. Prej atëherë, lufta e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 58.000 palestinezë, mbi gjysma e tyre gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./ REL

Previous Post

E pabesueshme, Egnatia shkërmoqet në Islandë, mundet 5-0!

Next Post

Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Next Post
Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al