Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmet e “Hamasit” në Izrael, Biden: Një akt i pastër ligësie

Editor by Editor
October 11, 2023
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE
0
Sulmet e “Hamasit” në Izrael, Biden: Një akt i pastër ligësie
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden denoncoi të martën Hamasin dhe theksoi mbështetjen e SHBA-së për Izraelin ku mbi 1000 vetë përfshirë 14 amerikanë kanë humbur jetën, që kur filluan sulmet e Hamasit gjatë fundjavës.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden shprehu gjithashtu shqetësim për amerikanët që janë marrë peng nga Hamasi, grupi militant që mbështetet nga Irani.

“Ka momente në jetë … kur një e keqe e paimagjinueshme godet botën. Populli i Izraelit jetoi një moment të tillë këtë fundjavë,” tha zoti Biden.

“Ky është një akt i pastër ligësie,” tha ai.

Presidenti Biden përshkroi ato që i quajti njoftime për veprime neveritëse për “prindër të vrarë”, “foshnja të vrara”, “familje të tëra të vrara” dhe “gra të përdhunuara”.

Ai tha se Hamasi ka kërcënuar se do të ekzekutojë pengje, përfshirë të mbijetuar të Holokaustit, duke shkelur “çdo kod të moralit njerëzor”.

Presidenti amerikan tha se brutaliteti dhe “etja për gjak” e grupit të kujton “tmerret më të mëdha të ISIS-it”.

“Ky është terrorizëm, por fatkeqësisht për popullin hebre, nuk është diçka e re,” tha zoti Biden.

Incidenti risolli në kujtesë antisemitizmin dhe gjenocidin ndaj popullit hebre, shtoi ai.

Në një referencë që dukej se drejtohej ndaj Iranit dhe grupeve të mbështetura nga Irani si Hezbollahu i Libanit, zoti Biden tha se ai kishte një mesazh për çdo vend apo organizatë që mund t’i shkonte ndër mend të përfitonte nga situata – “Mos e bëni!”

Presidenti Biden tha gjithashtu në fjalimin e tij se agjencitë e sigurisë në SHBA po ndërmarrin hapa për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm të brendshëm pas sulmit të fundjavës së grupit islamik palestinez Hamas ndaj Izraelit./VOA

Previous Post

Shi dhe vranësira, ja cilat zona do të freskohen ditën e sotme

Next Post

Profesionistë të vjedhjes, arrestohet grupi i “skifterëve” të Durrësit, zbardhen 7 grabitje

Next Post
Profesionistë të vjedhjes, arrestohet grupi i “skifterëve” të Durrësit, zbardhen 7 grabitje

Profesionistë të vjedhjes, arrestohet grupi i “skifterëve” të Durrësit, zbardhen 7 grabitje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al