Monday, October 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Studentët janë liderët tanë në shesh — Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apelojnë për zgjidhje politike

timoni.al by timoni.al
October 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Studentët janë liderët tanë në shesh — Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apelojnë për zgjidhje politike
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

735 pedagogë kanë firmosur një deklaratë me pesë pika, të inicuar nga Forumi për Dialog Politik, ku kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe ndalimin e asaj që e cilësojnë si dhunë ndaj studentëve gjatë protestave. Mes firmëtarëve përmenden emra të njohur të botës akademike e publike: Stefan Çapaliku, Fatos Tarifa, Zyhdi Teqja, Andri Koxhaj, Petraq Milo, Gjok Vuksani, Fatos Qerimaj, Gentian Stroni, Enkeleda Olldashi, Kozeta Bakiu, Suzana Guxholli, Areti Stringa, Voltana Ademi, Enida Bozhegu, Lutfi Dervishi, Ardian Ndreca dhe Arbër Rendi, anëtar i Senatit Akademik.

Në deklaratë pedagogët shprehin se janë “të tronditur nga dhuna e pajustifikuar e ushtruar ndaj studentëve” dhe nga ato që i konsiderojnë shkelje të të drejtave të njeriut gjatë protestës. Në pikën e parë, ata i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe “t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit”. Pedagogët kërkojnë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare, që sipas deklaratës duhet të sigurojë stabilitet institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Pika e dytë i drejtohet Policisë dhe aktorëve të tjerë të ruajtjes së rendit, të cilëve u kërkohet të ndalojnë çdo akt dhune ndaj studentëve dhe të refuzojnë zbatimin e urdhrave që firmëtarët i konsiderojnë të paligjshëm. Pika e tretë u drejtohet përfaqësive diplomatike në Tiranë, me kërkesën që të ndërhyjnë publikisht për respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Në pikën e katërt, firmëtarët i bëjnë thirrje protestuesve të mbrojnë bizneset dhe pronën publike e private, për të hequr çdo justifikim për ushtrimin e dhunës dhe delegjitimimin e protestës. Pika e pestë është thirrje për qytetarët e Tiranës që, “njësoj si në 1991”, t’u bashkohen studentëve për të pamundësuar dhunën ndaj tyre.

Deklarata përfundon me thënien: “Nëse ne jemi liderë në auditorët e universiteteve, sot studentët janë liderë tanë në shesh. Bashkohuni me ne për t’i mbrojtur nga dhuna.”

Previous Post

Kaos te Parku Rinia: disa efektivë kapin një protestues, i riu iu ik nga duart policëve dhe “fluturon”

Next Post

Protestat e dhunshme, Ambasada e Zvicrës: Të ulen tensionet dhe t’i jepet përparësi dialogut, palët të tregojnë përmbajtje

Next Post
Protestat e dhunshme, Ambasada e Zvicrës: Të ulen tensionet dhe t'i jepet përparësi dialogut, palët të tregojnë përmbajtje

Protestat e dhunshme, Ambasada e Zvicrës: Të ulen tensionet dhe t'i jepet përparësi dialogut, palët të tregojnë përmbajtje

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al