Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën në GJKKO, nxirret jashtë seancës gjyqësore

Editor by Editor
June 24, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
“S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do të vras”/ Nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën në GJKKO, nxirret jashtë seancës gjyqësore
0
SHARES
47
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po mbahet seanca ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të cilët akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos. Bëhet e ditur se babai i Leonard Dukës nuk është paraqitur për të dëshmuar për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërkohë Leonard Duka ka nisur dëshminë e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve.

Gjithashtu në seancë, SPAK ka sjellë prova të reja nga SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës. Ndërsa gjykatësi ka marrë vendimin duke e nxjerrë jashtë seancës mamanë e Santiago Malkjas, kjo pasi ka shpërthyer ndaj Leonard Dukës, duke i thënë që nuk do t’ia falë gjakun e djalit. 

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë. Do të vras. Me fute djalin në dhe!”, shprehet nëna e Santiago Malkos. 

“Është sallë gjyqi, s’mund të bëhet çfarë tu dojë qejfi”, thanë togat e zeza.

Pjesë nga seanca në GJKKO:

Avokatja: A keni patur SKY ECC?

Duka: Jo.

Avokatja: Keni patur kontakte me persona që kanë patur SKY?

Duka: Jo skam patur asnjë kontakat jeni.

Dibra: ju në këtë foto (e gjetur në SKY)?

Duka: Nuk jam unë Behar Dibra.

Avokatja: Me keni komunikuar keni patur kontakte?

Duka: Po e kam takuar

Dibra: Po komunikime të tjera?

Duka: Jo

Dibra: Po babai juaj ka patur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Duka: Babai im s’ka patur asnjë problem

Leonard Duka dhe vrasja e Santiago Malkos

Leonard Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë vitin e kaluar. Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzoi 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi. Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Previous Post

Ushtria izraelite hap zjarr ndaj njerëzve që po prisnin ndihma, rreth 25 persona të vrarë në Gazë

Next Post

Konflikt me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Next Post

Konflikt me armë zjarri në Golem, plagoset 22-vjeçari

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al