Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Spiunazh dhe ndërhyrje në zgjedhje — Prokuroria zbardh dosjen e Fatmir Shehollit: Ka dëmtuar seriozisht interesat shtetërore

timoni.al by timoni.al
August 25, 2026
in LAJME
0
Spiunazh dhe ndërhyrje në zgjedhje — Prokuroria zbardh dosjen e Fatmir Shehollit: Ka dëmtuar seriozisht interesat shtetërore
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh. Sheholli, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar, akuzohet se, nga një datë e pacaktuar deri në arrestim, “me dashje direkte, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA), e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi”, thuhet në aktakuzë.

Sipas dosjes së prokurorisë, dokumentet e së cilës disponon gazetarja Leonita Bajrami e Top Channel, Sheholli vepronte nën direktivat e Bojan Dimiç, drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Ai thuhet se ka mbledhur dhe përmes komunikimeve dhe mesazheve telefonike ka përcjellë tek ky zyrtar të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Aktakuza përshkruan gjithashtu se Sheholli zbatonte një plan operativ të përgatitur nga zyrtari i BIA-së, me synim dëmtimin e interesave të Republikës së Kosovës dhe ndërhyrjen direkte në procesin zgjedhor të mbajtur më 12 tetor 2025. Më 26 shtator 2025, ai udhëtoi për në Mitrovicë të Veriut, pranë Shkollës Teknike, ku nga një person i paidentifikuar mori materiale me përmbajtje audio dhe transkripte bisedash të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, si dhe shumën prej 5,000 euro si shpërblim, sipas aktakuzës.

Në zbatim të udhëzimeve të BIA-së, materialet ia dorëzoi gazetarit Milaim Zeka, së bashku me 1,000 euro, dhe e udhëzoi për mënyrën dhe kohën e publikimit në emisionin e tij “Pa Rrotlla”, disa ditë para ditës së votimit. Prokuroria pretendon se këto veprime kanë dëmtuar seriozisht interesat shtetërore, kanë diskretituar institucione dhe zyrtarë, kanë kontribuar në thellimin e përçarjeve shoqërore dhe kanë mundësuar ndërhyrjen e një shërbimi të huaj informativ në procesin zgjedhor.

Sheholli ngarkohet edhe për veprën penale të shantazhit: nga viti 2022 deri në 2025, përderisa ndodhej në paraburgim, ka shantazhuar A.J., pronar biznesi, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij për shumën që tejkalon 13,000 euro. Aktakuza thotë se ai kërkonte para për huazim dhe kërcënonte se do të publikonte video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit.

Previous Post

Fatmir Sheholli akuzohet për spiunazh dhe shantazh; dyshohet se bashkëpunoi me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë

Next Post

Me dronë, Ukraina sulmon termocentralin bërthamor të Zaporizhias; plagosen dy punëtorë

Next Post
Me dronë, Ukraina sulmon termocentralin bërthamor të Zaporizhias; plagosen dy punëtorë

Me dronë, Ukraina sulmon termocentralin bërthamor të Zaporizhias; plagosen dy punëtorë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al