Është e pabesueshme, thotë Spiropali, që një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar. Një deklaratë të tillë e përshkruan si monstruoze dhe thotë “Zoti e ruajt këtë monstër”, duke nënvizuar se duke duartrokitur dhe glorifikuar krimet, personi në fjalë shfaq sjellje që tejkalon kufijtë e debatit politik.
Spiropali e kategorizon këtë qëndrim jo si një mendim politik, por si barbarizëm verbal. Ajo kërkon që Europa të mos heshtë përballë kësaj gjuhe, duke theksuar se ata që justifikojnë ose shprehin keqardhje për krime që nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha, nuk mund të konsiderohen partnerë të vlerave europiane. Për këta individë kërkohet të mbajnë përgjegjësi politike dhe institucionale, por më së shumti edhe përgjegjësi humane.
Sipas saj, Kosova nuk e ka marrë lirinë si dhuratë; Liria është fituar me gjak. Prandaj, Europa ka nderin dhe detyrën të mbrojë kujtesën e viktimave, e cila përbën themelin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar kontinentit. Mbrojtja e kësaj kujtese përbën, sipas Spiropalit, një detyrim ndaj historisë dhe drejtësisë për viktimat.
Ajo shtron edhe një paralajmërim për Serbinë: nëse rruga drejt Bashkimit Europian është serioze, Serbia nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtij makabriteti verbal. Sjelljet e tilla, thotë Spiropali, së paku e turpërojnë vendin që i prodhon, dhe më së shumti rrezikojnë bashkëjetesën paqësore me fqinjët. Në përfundim, ajo kërkon përgjegjësi dhe reagim institucional dhe moral nga aktorët relevantë për të adresuar dhe për të ndëshkuar gjuhën që glorifikon krimet dhe fyen kujtimin e viktimave, si dhe për të mbrojtur parimet europiane të bashkëjetesës dhe respektit për jetën njerëzore.

