Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Spektakli i panevojshëm me arrestimin e Ilir Metës

Editor by Editor
October 22, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Spektakli i panevojshëm me arrestimin e Ilir Metës
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi*

Nëse ish Presidenti do të thirrej për t’u paraqitur në Prokurori apo polici dhe aty t’i komunikohej masa e ndalimit, koha televizive mbrëmë do të shpenzohej për të diskutuar mbi akuzat, permbajtjen, dhe jo për mënyrën se si ai u arrestua.

Për të parë pamjet në youtube, platforma të paralajmeron nëse je nën 18 vjeç, ndërsa një komentator italian, në kuader të debatit per emigrantët, tha: shikoni se si dhe çfarë i bëhet në këtë vend ish Presidentit dhe imagjino çfarë mund t’i bëjnë një emigranti nga Bangladeshi.

Nuk është hera e parë që policia dhuron spektakel të shemtuar, jo profesional, me arrestimet që, në fund të fundit, sidoqofshin, kanë një destinacion.

Ka plot raste të bujshme që koha ka treguar se përveç demit nuk ka sjellë asgjë të mirë.

Skena është e njëjtë: makina me targa civile, policë me uniforma civile, maska në fytyrë të pasuara me ekzaltim “popullor”, një kamer e vendosur gjasme rastësisht dhe debate pa fund në ekrane.

Forcat operacionale (njësia elitë) përdoren jo për të bërë punën për të cilën paguhen (ndalimin e njerëzve të rrezikshëm) por për të dhuruar spektakel.

Nëse ky është “protokolli”, synimi nuk është “kryerja e detyrës”, por poshtërimi i atij që prezumohet i pafajshëm deri në vendimin e formes së prerë të Gjykatës.
E njëjta skene me Guvernatorin në detyrë, e njëjta skene me ish ministrin, e njëjta skene me një prof.dr., e njëjta skene me ish Presidentin.
Mesa duket, fjala dinjitet është e huaj për ata që “kryejne detyrën”.

Kur publiku sheh arrestime dramatike me njësi speciale, perceptimi i shumicës është se pa dyshim është arrestuar një kriminel, duke rrenuar kështu parimin themelor të prezumimit të pafajsisë.

Spektaklet e përsëritura të “protokollit të policisë”, përveç ndikimit në fatin e një individi, demtojne edhe imazhin e institucionit.

Kur policia përdoret për të krijuar spektakle, drejtësia bie pre e perceptimeve dhe vleresimeve të paragjykuara dhe sistemi i drejtësisë kthehet në një arenë publike linçimesh.
Drejtësia jepet dhe kërkohet në sallën e gjyqit. Aty do të gjykohet jo ajo që dime te gjithë, por ajo që provon bindshem akuza.

Një gjyq jo vetëm duhet të jetë i drejtë, por edhe duhet të duket i tillë.

Ndryshe kthehemi te kohët kur këndohej fshatçe:

“Që pa gdhirë u ngrit tër’ fshati,
Oh ç’të madh kemi gëzimin,
Arrestohet sot Reshati,
Do këndojmë për Sigurimin!”

Previous Post

Blinken i kërkoi Netanyahut të “përfitojë” nga vdekja e Sinwar dhe të arrijë armëpushimin në Gaza

Next Post

Deputeti francez kapet duke blerë drogë në rrugë

Next Post
Deputeti francez kapet duke blerë drogë në rrugë

Deputeti francez kapet duke blerë drogë në rrugë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al