Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK shpall në kërkim Endrit Doklen/ Zbardhen emrat e ‘kokave’ e krimit që janë në shënjestër

Editor by Editor
May 17, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
SPAK shpall në kërkim Endrit Doklen/ Zbardhen emrat e ‘kokave’ e krimit që janë në shënjestër
0
SHARES
206
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Forcat RENE dhe FNSHA kanë zhvilluar një megaoperacion me urdhër të SPAK në orët e para të mëngjesit të sotëm, në disa qytete të vendit.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 50 urdhër-arreste për personazhe të njohur të krimit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar emra të rinj të përfshirë në urdhër- arrestet e SPAK, të cilët janë Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës, si dhe Endrit Dokle, personazh kryesor i bandës së Durrësit.

Kujtojmë që policia ka ushtruar kontrolle në banesën e vëllezërve Duka në Tiranë, vëllezërve Durim e Valter Bami, si edhe banesë e Marklen Hakës, i cili i ka shpëtuar disa atentateve.

 “Me urdhër të SPAK është ndërmarrë një mega aksion në disa qytete të vendit. Janë ushtruar kontrolle dhe ka pasur fletë arreste për bosë të krimit në Nikël, Shkozet, në zonën e Shijakut, Tiranë, në Vlorë, Lezhë dhe zona të tjera. Janë 50 urdhër arreste të firmosur nga prokurorët Altin Dumani dhe Alfred Shehu. Këta persona dyshohen për një seri atentatesh të rënda. Është ushtruar kontroll dhe ka pasur urdhër arreste, jo të gjitha janë ekzekutuar, për pjesëtarë të fisit Avdylaj, disa prej të cilëve nuk janë gjetur. Urdhër arrestet lidhen me ngjarje të rënda kryesisht me vrasje” raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve Sky që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Në shënjestrën e SPAK janë vënë persona të njohur të krimit në vend si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja,  dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj në Shijak dhe kushëririn e tyre Aldo Avdylaj.

Nga klani “Duka” te Endrit Dokle dhe ish-deputeti i PS, zbardhen

Elis dhe Leonard Duka

Kujtojmë se Fatmir Hyseni alias Docja është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.

Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.

‘Kokat’ e krimit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste:

Leonard Duka

Erlis Duka

Fatmir Hyseni alias Doçja

Albert Zaja

Valter Bami

Durim Bami

Astrit Avdylaj

Altin Avdylaj

Plaurent Dervishaj

Endrit Dokle

Xhevi Ndoka

Visi Pojës

Deri tani mësohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa ky operacion është ndër më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Previous Post

‘Kam marrë shumë ftesa për të ardhur në Shqipëri’, Varrese zbulon nëse do të përballet me Heidin në BBV

Next Post

I dashuruar kokë e këmbë? Romeo zgjedh të bëjë dy tatuazhe që i dedikohen Heidit

Next Post
I dashuruar kokë e këmbë? Romeo zgjedh të bëjë dy tatuazhe që i dedikohen Heidit

I dashuruar kokë e këmbë? Romeo zgjedh të bëjë dy tatuazhe që i dedikohen Heidit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al