Shprehja e famshme “ndiq paratë”, e cila edhe sot pas dekadash vijon të jetë udhërrëfyes i strukturave ligjzbatuese në luftën kundër pasurisë së paligjshme, e thënë nga Falkone dhe ironikisht e përmendur edhe ish ministri Arben Ahmetaj, në intervistën e fundit të dhënë prej tij në media, duket se po zbatohet nga Prokuroria e Posaçme edhe për hetimin ndaj tij.
Ky hetim nisi pak muaj më parë pas kallzimit në SPAK që kishte lidhje me një vilë të ndodhur ne Hamallaj, ne kompleksin “Vala Mar” që ish ministri dhe bashkëjetuesja e tij aktuale nuk e kishin deklaruar, dhe që sipas kallëzuesve ishte dhuruar Klodian Zoto, një nga të kërkuarit për aferën inceneratorëve.
Report Tv ka siguruar listën e plotë të pronave që SPAK po heton. Në sitë janë vendosur dhe po verifikohen edhe pasuri te tjera në emër të ish bashkëshortes së Ahmetaj, Albina Macka.
Ndërkohë heshtja e prokurorisë dhe mosveprimi ne dukje, bie në kontrast edhe me paraqitjen e disa individëve ne dyert e SPAK-ut. Aktiviteti që zhvillohet prej tyre është tërësisht privat gjë që na bën te besojmë se i vetmi motiv që janë thirrur lidhet me gjurmët financiare të lëna te këta për shkak të detyrës të investimeve nga Arben Ahmetaj dhe familjaret e tij në pasuri të paluajtshme.
Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën nje prove që ish ministri po hetohet për pastrim parash.
Pronat e përmendura:
Vilë e Albina Mackas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)
“Vila 22” në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).
Apartamenti në Kompleksin “Valamar”, Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha
Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037
Banesë e Albina Mackës në pallatin “Tuborg”, në zonën e Bllokut