Thursday, May 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK kërkon 127 vite burg për pandehurit e dosjes Revanshi nga forti i Myslym Shyrit Shullazi e Rraja

timoni.al by timoni.al
April 29, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
SPAK kërkon 127 vite burg për pandehurit e dosjes Revanshi nga forti i Myslym Shyrit Shullazi e Rraja
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK relatoi në seancën gjyqësore konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes “Revanshi”, që po gjykohet me procedurë të shkurtuar për shkak se të pandehurit akuzohen për sigurim kushtesh për të kryer vrasje. Prokuroria kërkoi në total mbi 127 vite burg për të pandehurit.

Sipas kërkesave të SPAK, për Astrit Avdyli kërkohen 15 vite burg, të cilat me gjykim të shkurtuar konvertohen në 10 vite burg. Për Emiljano Shullazin SPAK kërkon 15 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite burg. Për Naim Stafukën kërkohen 9 vite burg, të reduktuar në 6 vite me gjykim të shkurtuar.

Për Xhelal Rrajën, vëllanë e ish-deputetit të PS Rrahman Rraja, SPAK kërkoi 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite. Për Gjergj Cukalin, të njohur si “i forti i Myslym Shyrit”, prokuroria kërkon 10 vjet e 6 muaj burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar kërkesa shkon në 7 vite burg.

Për Besian Xhixhën SPAK kërkon 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj burg. Për Enver Divën kërkohen 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj. Po 10 vite burg kërkoi SPAK edhe për Robert Laçin, me konvertim në 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar. Po kaq kërkoi prokuroria edhe për Viktor Imerajn, 10 vite, të reduktuar me gjykim të shkurtuar në 6 vite e 8 muaj.

Për Satilno Bashon SPAK kërkon 10 vite burg. Për Miri Brulin kërkohen 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite burg.

Në seancën e ardhshme do të bëjnë mbrojtjen avokatët e 12 të pandehurve. Gjykata vendosi që seanca të mbahet më 13 maj, ora 12:00.

Previous Post

Pa tanke e sisteme raketash në Paradën e Fitores, lufta në Ukraine detyron Moskën të ndryshojë simbolin ushtarak

Next Post

Grushtoi kundërshtarin pas kartonit të kuq; Disiplina jep dënim shembullor për portierin e Real Zaragozës

Next Post
Grushtoi kundërshtarin pas kartonit të kuq; Disiplina jep dënim shembullor për portierin e Real Zaragozës

Grushtoi kundërshtarin pas kartonit të kuq; Disiplina jep dënim shembullor për portierin e Real Zaragozës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al