Monday, September 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

SPAK ia atribuon vilën Belinda Ballukut: 25 mijë euro pishina, email-et dhe dokumentet; heshtin Atelier 4, Green Coast

timoni.al by timoni.al
September 14, 2026
in Lajmi Fundit, POLITIKE
0
SPAK sërish para Kuvendit për masë sigurie ndaj ish-zv. kryeministres Balluku; akuzat e reja rikthejnë kërkesën e dytë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pishina “infinity” me pamje nga deti, hidromasazh i konceptuar sipas një hoteli në Santorini, dru “teak” për një atmosferë “si në jaht”, palestër, sauna dhe banjo turke janë disa nga elementet e përshkruara për Vilën 188/1 në “Green Coast”, e identifikuar në komunikimet e administruara nga SPAK edhe si “Vila 2”. Prokuroria e Posaçme, sipas provave të dosjes hetimore, e atribuoi këtë pasuri faktike Belinda Ballukut.

Në një prej emaileve të administruara nga SPAK, arkitekti Alban Efthimiu i dërgon Ballukut në adresën e saj personale një variant të rishikuar të projektit dhe diskuton detaje të arredimit dhe luksit të vilës. Top Channel kërkoi një qëndrim nga Efthimiu; ai u përgjigj shkurt: “Përshëndetje! Më vjen keq, por jam i rezervuar gjithmonë. Me respekt.” Nga “Green Coast”, përmes Balfin Grup, nuk erdhi një përgjigje konkrete mbi identitetin e klientit, siç i referoheshin kompania ndërtuese dhe studioja Atellier 4 në emailet e dosjes së SPAK. Kompania deklaroi se nuk mund të komentojë mbi një çështje që është nën hetim dhe se ka vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, duke njoftuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me institucionet kompetente.

Në dokumentacionin e hetimit shfaqen komunikime që përmendin emrin e Ballukut. Për punimet e pishinës gjendet shënimi “PISHINA ARBER ABAZI (DHERMI) + BELINDA” me një vlerë prej 25,000 eurosh. SPAK vlerëson se këto të dhëna, bashkë me prova të tjera të administruara gjatë hetimit, mbështesin dyshimin se vila ka qenë pasuri faktike e Belinda Ballukut, ndërsa dokumentacioni i pronësisë ishte formalisht në emër të Igli Tares.

Më 9 shtator, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për vendosjen e sekuestros preventive mbi këtë pasuri. Megjithatë SPAK nuk ka marrë ende vendim nëse do të kërkojë nga Parlamenti autorizimin për një masë të re sigurimi ndaj ish-zëvendëskryeministres Balluku, pas shtimit të akuzës për korrupsion. Pas publikimit të fakteve të reja, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, akuzoi SPAK për standard të dyfishtë lidhur me marrjen e masave në raste të mëparshme dhe në këtë rast.

Previous Post

Sydney Sweeney në vorbullën e polemikave, sportistet revoltohen kundër saj për një spot publicitar

Next Post

Më në fund një fitore: CDU merr Saksoninë e Poshtme, AfD del forcë e tretë

Next Post
Më në fund një fitore: CDU merr Saksoninë e Poshtme, AfD del forcë e tretë

Më në fund një fitore: CDU merr Saksoninë e Poshtme, AfD del forcë e tretë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al