Friday, October 23, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK i komunikon akuzat vartësit të ish-zv.kryeministres për pjesë të dosjes së Ballukut

timoni.al by timoni.al
October 23, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
SPAK i komunikon akuzat vartësit të ish-zv.kryeministres për pjesë të dosjes së Ballukut
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është përfshirë edhe ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, nga burime në SPAK, Verdho është paraqitur për t’u njohur me akuzat për shkelje të dyshuara gjatë kohës kur ishte drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, si vartës i Ballukut. Komunikimi i akuzave ndaj Verdhos vjen pak ditë pasi SPAK i komunikoi pesë akuzat edhe Ballukut.

Verdho u paraqit në SPAK i “zhveshur nga kostumi” i drejtorit të Hekurudhave, pozicion që mbante deri dje; pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama ai ka dhënë dorëheqjen. Gazetarja Hoxha raporton se ka pasur një fluks të lartë ish-vartësish të Belinda Ballukut që janë paraqitur këto ditë në SPAK për t’u njohur me masat dhe akuzat.

Prokurori i çështjes ka afat deri në janar të vitit 2027 për të përfunduar hetimet për dosjen ku përfshihen Balluku dhe një sërë ish-zyrtarësh dhe zyrtarësh që kanë qenë vartës të saj. SPAK njoftoi zyrtarisht se ndaj Ballukut, më 20.10.2026, janë komunikuar akuzat për veprat penale: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë) sipas nenit 258/2 e 25 të Kodit Penal; “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (neni 259) dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” (neni 260); “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive” (dy herë), sipas nenit 257/a, paragrafi 2-të; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, neni 287, gërma “b”, i kryer “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë” sipas nenit 287/2, për dy pasuri të paluajtshme.

Prokuroria e Posaçme deklaron se po vijon veprime procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë të tjerë në të njëjtën çështje penale dhe se detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm.

Previous Post

Donald Trump reagon për shakatë e LeBron James gjatë himnit amerikan: Është një turp

Next Post

Fillon ndërtimi i Liceut Francez në Korçë; priten masivisht pishat në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Next Post
Fillon ndërtimi i Liceut Francez në Korçë; priten masivisht pishat në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Fillon ndërtimi i Liceut Francez në Korçë; priten masivisht pishat në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al