Friday, May 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

SPAK çon për gjykim tre policë për lidhje me grupe strukturuara kriminale në trafikun dhe kultivimin e narkotikëve

timoni.al by timoni.al
May 29, 2026
in LAJME
0
SPAK çon për gjykim tre policë për lidhje me grupe strukturuara kriminale në trafikun dhe kultivimin e narkotikëve
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 169/1 të vitit 2022, ndaj të pandehurve Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj. Procedimi është ndarë nga çështja penale nr. 169 e vitit 2022.

Erdit Hazizaj akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike” në formë të veçantë të bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal (nenet 283/a par.1 dhe 28/4), për “Grup të strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes (neni 333/a par.2), për “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” (neni 334 pika 1) dhe për “Shpërdorim të detyrës” (neni 248). Shkëlzen Ruska akuzohet për “Kultivim të bimëve narkotike” në formë të veçantë të bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal (nene 284 par.1 dhe 28/4), për “Grup të strukturuar kriminal” (neni 333/a par.2), për “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” (neni 334 pika 1) dhe për “Shpërdorim të detyrës” (neni 248). Ervis Alisinanaj akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” (neni 248).

Hetimet tregojnë se gjatë viteve 2019–2021 në zonën e Sarandës vepronte një grup i strukturuar kriminal i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike, me drejtues të dyshuar K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A). Anëtarët kishin detyra për sigurimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë. Është dokumentuar rasti i datës 7.3.2020, kur përmes pikës kufitare Qafë Botë u trafikua dhe u sekuestrua 1.144,9 kg cannabis sativa e papërpunuar, 4,068 kg cannabis i përpunuar (çokollatë) dhe 0,916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro; këto sasi iu sekuestruan dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi.

Hetimet konstatojnë se anëtarë të grupit siguruan ndihmë ekonomike dhe mbrojtje ligjore për të arrestuarit dhe krijuan kontakte shoqërore me punonjës të Policisë së Shtetit për të lehtësuar aktivitetin kriminal. Në këtë kontekst, Hazizaj, që kishte detyrë si specialist në Sektorin e Hetimit në Mbulim të Forcës së Posaçme Operacionale, dyshohet se i jepte këshilla dhe informacione drejtuesve të grupit.

Gjithashtu, gjatë 2019–2021 në zonën Tepelenë–Gjirokastër funksionoi një grup i strukturuar kriminal nën drejtimin e L.B (alias E.S). Rasti i 1.10.2020 dokumenton se u zbuluan dhe sekuestruan 1.360 bimë narkotike me peshë totale 1.280 kg, të kultivuara nga ky grup. Drejtuesi i grupit kishte lidhje shoqërore me punonjës të policisë, përfshirë Shkëlzen Ruska, i cili dyshohet se ofroi informacione dhe garanci për aktivitetet kundraligjore. Nga tërësia e provave rezulton se veprimet dhe mosveprimet e të pandehurve si punonjës policie gjatë vitit 2020 kanë cenuar funksionimin e strukturave policore, interesat e shtetit dhe besueshmërinë e Policisë së Shtetit.

Previous Post

Katarsis, udhëtim shpirtëror që të fton në reflektim / Shpat Deda vjen me koncert në Top Channel dhe TAR

Next Post

Në Lezhë, publiku mirëpriti koncertin e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura

Next Post
Në Lezhë, publiku mirëpriti koncertin e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura

Në Lezhë, publiku mirëpriti koncertin e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al