Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot tentativa e 40-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, a do të zhbllokohet ngërçi politik?

Editor by Editor
July 1, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Sot tentativa e 40-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, a do të zhbllokohet ngërçi politik?
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KUVENDI- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në tentativën e 40-të për konstituim. Partitë politike parlamentare nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për kreun e Kuvendit, ndërsa po bëhen gati 5 muaj që nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa për partitë tjera ky emër nuk është i duhur. Ditë më parë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.

Gjykata vlerësoi se Kuvendi nuk është konstituuar sipas Kushtetutës, pasi procesi i filluar më 15 prill nuk ka përfunduar me zgjedhjen e organeve drejtuese. Kjo, sipas saj, e bën të pavlefshme çdo veprim tjetër që pretendon të ketë marrë legjitimitet nga një seancë që nuk ka përmbushur elementet themelore të konstituimit.

Gjykata theksoi se Seanca Konstituive është një akt kushtetues, i cili mund të quhet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së Kryesisë, përkatësisht Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Për më tepër, ajo rikujtoi se Kushtetuta parasheh që ky proces duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve.

Në këtë aktgjykim, Gjykata e Kushtetuese gjithashtu thekson rëndësinë e bashkëpunimit në mirëbesim ndërmjet deputetëve dhe grupeve parlamentare për të siguruar funksionalitet institucional. E drejta për të propozuar Kryetarin, që i takon grupit më të madh parlamentar, vjen me detyrimin për të kërkuar konsensus dhe kompromis, dhe nuk mund të përdoret si instrument për bllokim institucional.

Ndryshe, presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar gjykata.

Previous Post

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

Next Post

Raporti: Shkurtimi i ndihmës globale nga Trump mund të shkaktojë 14 milionë vdekje shtesë në pesë vjet, më të rrezikuarit fëmijët

Next Post
Raporti: Shkurtimi i ndihmës globale nga Trump mund të shkaktojë 14 milionë vdekje shtesë në pesë vjet, më të rrezikuarit fëmijët

Raporti: Shkurtimi i ndihmës globale nga Trump mund të shkaktojë 14 milionë vdekje shtesë në pesë vjet, më të rrezikuarit fëmijët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al