Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot tentativa e 26-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, a do të zhbllokohet ngërçi politik?

Editor by Editor
June 4, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, Lajmi Fundit, Vendi
0
Sot tentativa e 26-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, a do të zhbllokohet ngërçi politik?
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të tentojë ditën e sotme për herë të 26-të të kalojë ngërçin politik dhe të konstituojë këtë institucion. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:30. Seanca e 25-të dështoi sërish pasi nuk mori votat e mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 104 deputetë që ishin në sallë, 51 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim.

Sipas rregullores së Kuvendit, propozimi për kryetar i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve -Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Kjo e fundit ka kandiduar Albulena Haxhiun për këtë post dhe, ndonëse ka shprehur gatishmëri për marrëveshje politike me subjektet tjera, ka bërë të qartë se nuk do të propozojë emër tjetër.

Përveç kryetarit, për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit. Vetëm pas përmbylljes së këtij procesi mund të procedohet me hapat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Kriza politike e pas zgjedhjeve ka ardhur si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare nga ndonjë subjekt i vetëm dhe dështimit të deritanishëm për arritjen e një koalicioni funksional.

Previous Post

Në të shkruhej “Palestina e Lirë”, turistët izraelitë i kërkojnë kamarieres në Kretë që të ndërrojë bluzën në mënyrë që t’i lënë bakshish

Next Post

Taktika e re e Kievit: Si kundërsulmoi Zelenskyy me goditje të fuqishme, duke habitur Moskën dhe SHBA-në

Next Post
Taktika e re e Kievit: Si kundërsulmoi Zelenskyy me goditje të fuqishme, duke habitur Moskën dhe SHBA-në

Taktika e re e Kievit: Si kundërsulmoi Zelenskyy me goditje të fuqishme, duke habitur Moskën dhe SHBA-në

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al