Saturday, May 17, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re të parlamentit, mbi 3.7 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendin kanë të drejtë vote

Editor by Editor
May 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Sot heshtje zgjedhore! Votohet nesër për përbërjen e re të parlamentit, mbi 3.7 milionë shqiptarë brenda dhe jashtë vendin kanë të drejtë vote
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Shqipëria sot ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri. Në këtë numër, përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit, konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë, duke qenë se për herë të parë, diaspora do të mund të votojë pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri.

3.7 milionë shqiptarë do të kenë mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione. Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur. Nesër procesi i votimit fillon që në orën 07:00 dhe do të vijojë deri në mbylljen e qendrave të votimit në orën 19:00. Por sipas KQZ dhe Kodit Zgjedhor, qendrat qëndrojnë të hapura edhe përtej orarit vetëm në raste të fluksit të votuesve në qendrën e votimit dhe mbyllen vetëm pasi të ketë ushtruar të drejtën edhe zgjedhësi i fundit që ndodhet aty.

Ndërkohë një natë më parë, partitë politike kanë mbyllur fushatat elektorale dhe kanë zhvilluar takimin e fundit më qytetarët dhe kanë dhënë mesazhet e fundit para se vota e qytetarëve te futet në kuti. 

Partia Socialiste e e zhvilloi takimin përmbyllës në Parkun Olimpik. Rama u shpreh gjatë fjalës së tij para socialistëve se nuk ka rastësi në faktin që ndodheshin aty sot në ditën e Evropës. Ai shtoi se më 11 maj qytetarët duhet të votojnë për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe për të shkuar së bashku me shumicën më të madhe ndonjëherë. Gjithashtu ai bëri edhe një herë parashikimin që bëri në Kuç të Vlorës se PS merr minimumi 78 mandate.

Në të njëjtën kohë u zhvillua dhe takimi përmbyllës i koalicionit “Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në Bulevardin e Ri. Kreydemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij falenderoi miqte europian dhe ne veçanti, strategun amerikan, Chris LaCivita, i cili është dhe drejtuesi i fushatës së tyre elektorale. 

Kryedemokrati garantoi se me PD në pushtet do të vendosë marrëdhëniet më miqësore, bashkëpunimin më të ngushtë me administratën e presidentit Donald Trump në të gjitha fushat. Berisha theksoi se programi i tyre në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve. Ai gjithashtu u shpreh para qytetarëve se 11 Maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin. Në takimin e PD-së u transmetua dhe një audio-mesazh nga qelia e kreut të PL-së, Ilir Metës, i cili do të jetë në listë të hapur.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë materialet zgjedhore në të gjitha qarqet për ngritjen e qendrave të votimit, të cilat tashmë janë caktuar. Gjithashtu partitë kanë caktuar komisionerët dhe vëzhguesit e tyre, teksa këto zgjedhje do monitorohen nga afër edhe prej misionit OSBE-ODIHR dhe faktorit ndërkombëtar. Gjithashtu është  ngritur edhe një Task-Forcë për hetimin e krimeve zgjedhore, ku deri tani janë depozituar mbi 50 denoncime. Ky grup përbëhet nga Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe KQZ.

Previous Post

“Kuotat e mia sot janë më të larta se të të gjithë jetës, do përkthehen në vota”, Berisha në Top Story: S’ka ndodhur kurrë që të miratohen 4 rezoluta

Next Post

“Burrec dy metra”/ Rama dhe Berisha përplasen në distancë: Vetëm ai lart e largon një buf kënete

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para
AKTUALITET

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para

by Editor
May 16, 2025
0

CNN ka renditur këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira. Sipas renditjes CNN e ka vlerësuar si...

Read moreDetails
“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

May 16, 2025
Rama: Zgjedhjet janë shprehje e popullit shqiptar 100%, jo 99%! Nuk janë si në Danimarkë por jemi përmirësuar

Rama: Zgjedhjet janë shprehje e popullit shqiptar 100%, jo 99%! Nuk janë si në Danimarkë por jemi përmirësuar

May 16, 2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Tedi Mula: Falenderime për të gjithë qytetarët e Tiranës që zgjodhën të më besonin mandatin e deputetit në Parlament

Zgjedhjet e 11 majit/ Tedi Mula: Falenderime për të gjithë qytetarët e Tiranës që zgjodhën të më besonin mandatin e deputetit në Parlament

May 16, 2025
VIDEO/ “Nuk jam socialiste”, kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

VIDEO/ “Nuk jam socialiste”, kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

May 16, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para

CNN rendit këngët e Eurovizionit nga më e dobëta, tek më e mira! Surprizon Shqipëria, rezulton e para

May 16, 2025
“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

“Dëshiroj të rikthehem te Brazili”, Kasemiro flet për mbërritjen e Ançelotit: Ta shijojmë, më vjen keq që është për një kohë të shkurtër…

May 16, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al